11.10.2023
A lejohet të lexohet një pjesë apo gjysma e një ajeti në namaz?
www.kbi-bujanoc.com
Pyetja:
Esselamu alejkum! Hoxhë i nderuar, më intereson të di nëse është e lejuar leximi i një pjese të ajetit në namaz apo duhet të lexohet komplet ajeti? P.sh. A lejohet të këndohet kjo pjesa e ajetit 127 nga sureja El-Bekare «Rabbena takabbel minna, inneke entes-semiul alim.” Zoti ynë, pranojë prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”?
Përgjigjja:
Juristët islam këtë çështje e kanë shpjeguar në këtë mënyrë: Në namazet obligative, ku lexohet edhe fatihaja, duhet që pas saj të këndohet, më së paku, tre ajete të shkurtra ose një ajet i gjatë, që është sa tre ajete të shkurtra apo më shumë. Për ndryshe, të lexuarit më pak nga sa u përmend, nuk do të llogaritet lexim i mjaftueshëm për t’u pranuar namazi, përveç nëse namazliu nuk di më shumë nga Kur’ani pos asaj pjese. All-llahu xh.sh. i ka sfiduar besimtarët me Kur’anin, me suren më të shkurtër në të, e cila i ka tre ajete të shkurtra, që aludon në atë se Kur’ani dallon nga fjalët e tjera me këtë sasi.
Sipas kësaj, nuk mjafton që në namaz të lexohet vetëm një gjysëm apo një pjesë e ajetit, edhe pse në gjuhën tonë kuptimi do të ishte i plotësuar.
Përktheu:
Mehas Alija
(Islampress.ch)
242 Shikime