PËRFUNDON ME SUKSES AKSIONI I KURBANIT NË KUADËR TË KBI-SË

03.07.2023

PËRFUNDON ME SUKSES AKSIONI I KURBANIT NË KUADËR TË KBI-SË


PËRFUNDON ME SUKSES AKSIONI I KURBANIT NË KUADËR TË KBI-SË

www.kbi-bujanoc.com

PËRFUNDON ME SUKSES AKSIONI I KURBANIT NË KUADËR TË KBI-SË

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, përfundon me sukses aksionin e Therjes së Kurbanëve në ditën e tretë të Kurban Bajramit, kurse në ditën e katërt përfundon edhe me shpërndarjen e mishit të Kurbanit në të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit.
I falënderojmë të gjithë ata që Kurbanin e tyre ia besuan Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, si institucion i vetëm kompetent për therjen e Kurbanit në komunën e Bujanocit.

Këtë vit, në KBI janë paguar gjithsejt 824 Kurban, kurse nga kjo sumë e mishit janë shpërndarë rreth 3300 kese mish, secila kese ishte mbi 5 kg. që i bie rreth 16500 kg mish.

Nga këto Kurbana, u therën 656 dele, dhe 24 lopë.
Në shpërndarje të mishit janë përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit përfshirë edhe komunitetin Rom në Bujanoc.

Nga 824 Kurban që janë paguar në KBI, 633 janë nga qytetarët e komunës së Bujanocit, kurse 191 janë nga diaspora.

Xhamitë nga diaspora që paguan Kurban në Këshillin e Bashkësisë Islame janë:
1. KMSHZ, ( Komuniteti Musliman i Shqiptarëve në Zvicër ), me disa xhami në kuadër të saj 
- 53 Kurbana.
2. Xhamia EBU HANIFE Grenchen në Zvicër - 30 Kurbana.
3. Xhamia ZUCHWIL – SOLOTHURN në Zvicër – 40 Kurbana
4. Xhamia Shqiptare ESSEN në Gjermani – 17 Kurbana
5.  Xhamia BASHKIMI Nurnberg në Gjermnani – 6 Kurbana
6. Xhamia GRUAYERE BULL – Friburg në Zvicër – 31 Kurbana
7. Xhamia DRITA Emmenbrucke në Zvicër – 14 Kurbana.

I falënderojmë të gjithë ata që e paguan Kurbanin në KBI-BUJANOC dhe inshaallah Zoti i ka pranuar ata Kurbana.
Gjithashtu i falënderojmë të gjithë imamët dhe komisionin pranë KBI-së që me shumë përkushtim e kryen punën e tyre në shërbim të besimtarëve të komunës tonë për therjen dhe shpërndarjen e mishit të Kurbanit.
Allahu ju ruajt të gjithëve juve kontribues, dhe ju dhashtë gjitha të mirat.
Dhashtë Zoti që Kurban Bajramin tjetër ta presim edhe më mirë. Amin

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME BUJANOC
KORRIK 2023

406 Shikime