KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË BUJANOC NDAN MIRËNJOHJE PËR TË NDJERIN JONUZ MUSLIUN

22.12.2022

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË BUJANOC NDAN MIRËNJOHJE PËR TË NDJERIN JONUZ MUSLIUN


KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË BUJANOC  NDAN MIRËNJOHJE  PËR TË NDJERIN JONUZ MUSLIUN

www.kbi-bujanoc.com

 

 

Kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Ragmi Destani, në zyrën e nënkryetarit të komunës së Bujanocit, njëherit edhe djali i të ndjerit Jonuz Musliu, i bëri një vizitë këtij të fundit me stafin e KBI-së.

Në këtë takim për fund të vitit,  u diskutuan disa çështje në raport mes KBI-së dhe pushtetit komunal që udhëhiqet nga koalicioni Shqiptar.

 

Arsye e vizitës, ishte edhe shprejha e mirënjohjes dhe falënderimit për të ndjerin Jonuz Musliu, i cili ishte shumë i afërt me Këshillin e Bashkësisë Islame, dhe njëherit ishte një përkrahës i fuqishëm i këtij institucioni të vetëm fetar në Bujanoc.

Jonuz Musliu, edhe nga këndi i Kryetarit të kuvendit komunal, edhe nga ai i Këshillit kombëtar Shqiptar, por qoftë edhe nga ai partiak i LPD-së, ishte gjithmonë në ndihmë të KBI-së për çdo rast kur ndihej nevoja.

Pastaj atij iu vlerësua shumë, edhe kontributi i tij kombëtar gjatë luftës së UÇPMB-së, dhe kontributi i tij politik pas luftës deri në ndarjen e tij nga kjo botë.

 

Në fund, Kryetari i KBI-së Ragmi Destani, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, ia dorëzoi një mirënjohje për të ndjerin Jonutz Musliun, në shenjë falënderimi dhe respekti, për kontributin e tij ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame dhe mbarë çështjes kombëtare.

 

Allahu e mëshiroftë atë dhe e shpërbleftë me xhenet

Qoftë kujtimi i përhershëm për JONUZ MUSLIUN. Amin

 

KBI-BUJANOC

522 Shikime