25.04.2022
IFTARI TRADICIONAL I KBI BUJANOC 2022
 
       
          www.kbi-bujanoc.com
IFTARI TRADICIONAL I KBI BUJANOC
Në mbrëmjen e ditës së djeshme, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, shtroi iftarin tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit.
Duke filluar nga pushteti lokal i komunës, drejtoratet komunale, drejtorët e shkollave, përfaqësues nga ndërmarrjet private, nga mjekësia, personalitete publike, imamët e xhamive me këshillat e xhematit, përfaqësuesit e mediave dhe shumë të tjerë.
Kurse mysafir special të këtij iftari ishin përfaqësuesit e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës të kryesuar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti.
Ezanin e iftarit e thirri Sherif Bajrami, kurse ashere nga Kurani lexoi imami Xhelal ef. Jakupi.
Pas iftarit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Mr. Ragmi ef. Destani duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, Ai elaboroi aktivitetin e Këshillit gjatë muajit të ramazanit, duke falënderuar imamët për punën e tyre, pastaj departamentin e të rinjve dhe Gruas e të tjerë.
Fjalën përshëndetëse e mori më pas kryetari i komunës z. Nagip Arifi.
Kurse në fund, të pranishmëve iu drejtua kryeimami i BIK-ut Vedat ef Sahiti.
Në këtë iftar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, kishte ftuar edhe tre nxënës nga shkolla e mesme Sezai Surroi në Bujanoc, të cilët javën e kaluar, në garat regjionale në Serbi, në lëndën e fizikës, kishin zënë dy vendet e para dhe njëri vendin e dytë.
Atyre dhe dy profesorëve të tyre Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc u ndau nga një dhuratë për këtë të arritur.
Namazin e jacisë dhe teravisë, kryeimami Vedat ef. Sahiti e fali në xhaminë e strukareve në Tërnoc, si ligjërues dhe imam.
1193 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës