24.03.2022
Sot në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, erdhën për vizitë kanditatët e koalicionit të shqiptarëve të Luginës!
www.kbi-bujanoc.com
Kryetari i KBI-së Bujanoc, mr.ef.Ragmi Destani i ofroi mirëseardhje të gjithë kanditatëve së bashku me kryeimamin ef. Sulejman Fejzullahu dhe anëtarët e këtij këshilli.
Gjatë kësaj vizite kryesia e KBI-Bujanoc shprehi mbështetjen që ka ndaj të gjitha partive, duke theksuar se unifikimi i shqiptarëve në këtë rajon është në dobinë dhe të mirën e të gjithë qyetatarëve.
Kryetari i KBI-së shprehi mbështjetjen për këtë unifikim dhe në emër të të gjithë Këshillit i uroj suksese të mëtutjeshme në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të tre kandidatëve, në mënyrë që të jenë zëri i të gjithë qyetatarëve
1057 Shikime