11.03.2022
Hoxha dhe i sëmuri
www.kbi-bujanoc.com
Kishte ndodhur që një hoxhë tërë ditën kishte udhëtuar, askund nuk e kishte shijuar asnjë grimcë buke, derisa kishte mbërritur në një fshat. Pasi mbërriti aty, filloi të mendohej se si do të ushqehej.
Në ndërkohë, erdhën disa njerëz dhe e pyetën nëse dinte t’i lexonte diçka një të sëmuri, në mënyrë që t’i lehtësoheshin dhimbjet.
Hoxha me kënaqësi pranoi, iu afrua dhe u tha që t’ia sillnin një kilogram mjaltë dhe një kilogram bukë, në mënyrë që aty t’i lexonte të sëmurit.
Ata ia sollën ato, pastaj hoxha e mori bukën dhe mjaltin, lexoi diçka në to, ia solli të sëmurit rreth qafe, dhe tha: “Inshallah do të bëjë më mirë!”
Kur të nesërmen i sëmuri vdiq, ata i thanë hoxhës: “Çfarë lutje ishte ajo, kurse i sëmuri vdiq!”
Meqë rast, hoxha tha: “Lutja ishte e mirë, sepse nëse nuk do të vdiste ai, do të kisha vdekur unë nga uria.”
Përkthim: Miftar Ajdini
1299 Shikime