Cili është dhikri më i mirë?

09.03.2022

Cili është dhikri më i mirë?


Cili është dhikri më i mirë?

www.kbi-bujanoc.com

Në shumë vende në Kuran por edhe në hadithet e Muhamedit a.s. flitet për vlerën e dhikrit – përmendjes së Zotit dhe salavateve për Pejgamberin a.s.

Shpesh njerëzit pyesin se cili është dhikri më i mirë. A janë fjalët  subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber… etj?

Si për çdo punë, edhe për dhikrin duhet përgatitje, ndërsa përgatitja më e mirë për dhikër përsëri është dhikri. Këto janë fjalët “estagfirullah” – kërkoj falje nga Zoti.

Kërkimi i faljes nga Allahu dhe pastrimi i shpirtit është hyrja më e mirë në dhikr.

Njëjtë sikur lajmë rrobat. Në fillim vendosim  detergjent për të hequr njollat pastaj zbutës aromatik.

Pra fjalët estagfirullah le të jenë detergjent i shpirtit, ndërsa dhikri tjetër le të jetë zbutës që do ta na freskojë shpirtrat me aromën më të bukur…(Ismet Basic)

375 Shikime