Të drejtat e grave dhe mbrojtja e tyre nga Profeti Muhammed s.a.v.s.

08.03.2022

Të drejtat e grave dhe mbrojtja e tyre nga Profeti Muhammed s.a.v.s.


Të drejtat e grave dhe mbrojtja e tyre nga Profeti Muhammed s.a.v.s.

www.kbi-bujanoc.com

Të drejtat e grave përpara Islamit

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartëthotë:

te drejtat e graveNe nuk të kemi dërguar ty, veç mëshirë për mbarë njerëzimin. (Kurani 21:108)

Historia botërore është dëshmitare se para se të vinte Kurani, gruaja në çdo kulturë të botës, po shtypej nga mizoria dhe padrejtësia. Në Greqinë e lashtë, në Egjipt, Irak, Indi apo Kinë, në çdo cep të Tokës gratë ishin në shënjestër të dhunës dhe barbarisë, dhe askush nuk i dëgjonte hallet e tyre. Ato bliheshin si objekt kënaqësie e zbavitjejepër të plotësuar dëshirat epshore, dhe silleshin më keq se kafshët. Kultura arabe përfaqësonte dy prirje të kundërta.

Në një anë dominonin liria seksuale, përzierje të shfrenuara të meshkujve e femrave, pirja e alkoolit dhe shfaqje dëfryese, ndërsa në anën tjetër disa fise arabe e konsideronin gjininë femërore si njollë të turpshme për ta, prandaj i varrosnin për së gjalli vajzat e tyre të sapolindura. Poligamia nuk njihte asnjë kufi, dhe një mashkull mund të merrte për gra aq sa donte. Disa herë i biri trashëgonte të vejat e të atit dhe i konsideronte prona të tij, dhe nganjëherë i merrnin për gra edhe motrat biologjike. Gratë nuk merrnin asnjë hise në trashëgimi. Nëse dikujt nuk i lindte djalë, pronat e saj i përvetësonin vëllezërit, duke privuar atë dhe të gjitha vajzat e saj.

Në Indi, pas vdekjes së burrit, e veja digjej për së gjalli bashkë me trupin e bashkëshortit. Nëse dikush i shpëtonte një përfundimi të tillë, i ndalohej rreptësisht martesa e dytë, duke e quajtur një mëkat të rëndë. Ajo detyrohej të kalonte gjithë jetën në rroba të bardha, dhe përdorimi i rrobave me ngjyrë apo ndonjë zbukurimi nga ana e saj konsiderohej një shkelje e rëndë. Kultura indiane e trajtonte si mbathja e këmbëve. Disa doktrina fetare e konsideronin gruan si burimin e së keqes dhe derën e ligësisë, madje mishërimin e mëkatit.

Pra, gruaja nuk gëzonte asnjë pozitë të denjë pothuaj në të gjitha kulturat botërore. Ajo shikohej me përbuzje e përçmim, dhe i mohoheshin të drejtat shoqërore, ekonomike, politike madje edhe disa nga të drejtat themelore njerëzore. Ajo nuk mund të kryente lirisht shitblerje. Në fillim i duhej t’i nënshtrohej babait, pastaj bashkëshortit dhe në fund fëmijëve. Ajo nuk kishte vullnet të lirë, madje as të drejtën e protestës. Ndonëse, në disa shoqëri gratë gëzonin edhe pozita të larta, por kjo përbënte situata shumë të veçanta.

Të drejtat e grave dhe Profeti Muhammed s.a.v.s.

Kjo ishte gjendja e bijës së Evës në shoqëri të ndryshme, para se të vinte prijësi i profetëve, mëshira për mbarë njerëzimin, i Dërguari i Allahut Muhammedis.a.v.s. në këtë botë. Feja që përcolli ai, parashtroi mësime të përsosura që shkëlqenin në çdo aspekt të jetës shoqërore. Këto mësime garantuan edhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të grave, dhe për herë të parë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ngriti gruan e shtypur dhe e shfrytëzuar padrejtësisht, dhe i dha një pozitë të lartë dinjitoze.

277 Shikime