Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha!

05.03.2022

Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha!


Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha!

www.kbi-bujanoc.com

“Epopeja e UÇK-së” është ngjarja me të cilën ne për tri ditë me radhë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Këtë ditë, ne nderojmë edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët nuk kursyen jetën për të realizuar një ëndërr që është bartur tek ne brez pas brezi – Lirinë!

 

Në këto ditë, ne si asnjë herë më parë, e ndjejmë frymëmarrjen e lirë dhe e kujtojmë se sa e rëndësishme ishte për ne lufta çlirimtare, se sa të rëndësishëm ishin për ne ata djem trima që morën armët dhe nuk pranuan peshën e rëndë të robërisë!

Lavdi familjes Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!

553 Shikime