Përse (vetëm) disa njerëz e duan ahiretin kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë

03.03.2022

Përse (vetëm) disa njerëz e duan ahiretin kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë


Përse (vetëm) disa njerëz e duan ahiretin kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë

www.kbi-bujanoc.com

Imam Gazaliut, kur i kishte ardhur një grup njerëzish, dhe e kishin pyetur, se përse ‎‎(vetëm) disa njerëz e duan ahiretin, kurse masa (dërmuese) e duan dynjanë, ai ishte ‎përgjigjur: ‎

“Sikur unë para jush do ta përzieja hallvën, dhe duke përzier do të pështyja në të, a do ta kishit ngrënë ju atë hallvë?” 

‎- “Jo”, – thanë ata, “vetëm nëse do të na detyronin.” 

“Po a do ta hanin atë hallvë, ata që nuk e dinë se në të është pështyrë?” 

‎- “Po,” thanë ata, “sepse ata nuk e dinë se është pështyrë në të.”

“Kështu pra, është edhe me këtë botë, ata që e dinë se çka është dynjaja, ata nga dynjaja marrin vetëm aq sa ju nevojitet, kurse ata që nuk e dinë, ata rrëmbejnë nga dynjaja, sikur do të qëndrojnë përjetësisht në të.” (Minhaxhul-abidin)‎

Përshtati: Miftar Ajdini

944 Shikime