03.02.2022
Xhamitë në fshatin Bilaç
www.kbi-bujanoc.com
Xhamia e Vjetër në Bilaç është e ndërtuar më 1406/1375/, e meremetuar më 1885, e rindërtuar më 1965/68 si dhe e meremetuar për së dyti më 2007.
Në tabelën e kësaj xhamie shkruan: Bilaç Camii, yapilis tarimi, Rumi 791, Miladi 1375, Yenilenme Tarimi 1968.
Ajo ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422120.3, me gjatësi gjeografike: 21458.34, në lartësi mbidetare: 442 m.
Xhamia e Vjetër është në vendin e kazermës ushtarake turke e shek 16 dhe është në mbrojtje ligjore nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish.
Xhamia e Vjetër në Bilaç
Pllakë mbishkrimi në Xhaminë e Vjetër në Bilaç
Xhamia e Re apo e Poshtme në Bilaç, është e ndërtuar më 2007.
Ajo ka një minare me dy sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422115.1, me gjatësi gjeografike: 214437.3, në lartësi mbidetare: 382 m.
1041 Shikime