Promovohen Librat "Fikhul Hanefi" dhe"Hulumtimi i Haditheve të papranuara dhe të trilluara" të Autorit Fehmi ef. Raqipi.

25.10.2016

Promovohen Librat "Fikhul Hanefi" dhe"Hulumtimi i Haditheve të papranuara dhe të trilluara" të Autorit Fehmi ef. Raqipi.


Promovohen Librat

Nën Organizimin e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc u promovuan dy Libra të Molla Fehmi Raqipit

Sot më 25.10.2016 nën organizimin e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc,  në ambientet e Restoran “Luli”në Gjilan u mbajtë promovimi i librave "Fikhul Hanefi" dhe"Hulumtimi i haditheve të papranuara dhe të trilluara", libra këto të shkruara nga hoxha i nderuar Fehmi ef. Raqipi nga fshati Dobrosin, komuna Bujanocit.

Në promovim morën pjesë përfaqësues të Bashkësis Islame të Republikës së Kosovës, dekani i FSI-së, prof.Fahrush Rexepi, përfaqësues nga Këshilli Bashkësis Islame të Gjilanit, përfaqësues nga Komuna e Bujanocit dhe Gjilanit, deputeti Gëzim Kelmendi e personalitete të tjera publike.

Promovimi i  promovimi i librave "Fikhul Hanefi" dhe"Hulumtimi i haditheve të papranuara dhe të trilluara", përfundoi me një fjalim të shkurtër nga vet autori, Fehmi ef. Raqipi, i cili ndër të tjera i falënderoi gjithë të pranishmit për pjesëmarrje.

Në fund u shtrua një drek për të pranishmit nga familja Raqipi.

 

KBI-Bujanoc.com

 

 

.

 

 

 

 

 

5074 Shikime