Praktika e Pejgamberit a.s. dhe menaxherëve më të suksesshëm – bereqeti i mëngjesit

21.01.2016

Praktika e Pejgamberit a.s. dhe menaxherëve më të suksesshëm – bereqeti i mëngjesit


Praktika e Pejgamberit a.s. dhe menaxherëve më të suksesshëm – bereqeti i mëngjesit

Që nga drejtori i pepsit (zgjohet në ora 4) deri tek drejtori i Disney (zgjohet ora 4 : 30) si dhe gjithë udhëheqësit e kompanive të njohura botërore kanë një zakon të përbashkët që nuk heqin dorë asnjëherë. Derisa shumica nga ne rrotullohemi në krevat, këta njerëz kanë bërë gjimnastikën, kanë bërë orarin e ditës, ndërsa ndonjëri ka filluar me mbledhjet.

Zgjimi herët në mëngjes është çelësi i suksesit dhe përgatitje e suksesshme e ditës.

Megjithatë, kjo nuk është një praktikë vetëm e drejtorëve më të suksesshëm.

Ditën e tyre shumë herët e kanë filluar edhe Pejgamberi a.s. me sahabët e tij.

Për më tepër, i Dërguari i Allahut s.a.v.s e ka lutur Allahun ta bekoj umetin e tij në mëngjes. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Allahu im jepi bereqet umetit tim në orët e para të mëngjesit”. Ai çdo punë dhe aktivitet e ka filluar në orët e para të agimit. Transmetuesi i haditheve Sakhr ka qenë tregtar dhe punën e tij e ka filluar në orët e hershme të sabahut për shkak të bereqetit të kësaj kohe. Biznesi i tij lulëzoi me të madhe.

E kuptoni mesazhin e këtij transmetimi? Suksesi i biznesit dhe punës është e lidhur me zgjimin herët në mëngjes.

Pra deri në ora 7 – 8 ju vetëm se keni bërë të gjitha planet për ditën që keni filluar.

Mund të filloni edhe zakone të reja për të qenë sa më produktiv: Stërvitja e mëngjesit – apo vrapimi, përgjigjja ndaj emaileve duke pirë një kafe apo çaj, kështu që në punë ju presin më pak angazhime.

Asnjëherë nuk do të pendoheni pse jeni zgjuar herët, do të pendoheni pse jeni zgjuar vonë…

Përshtati: Islampress

/KBI-Bujanoc.com/

2824 Shikime