Feja islame eshte fe e natyrshmerise

30.07.2015

Feja islame eshte fe e natyrshmerise


Feja islame eshte fe e natyrshmerise

Feja islame eshte fe e natyrshmerise.Ne kete fe te pastert,thirri Nuhi a.s.,Ibrahimi a.s.,Musa a.s.,Isa a.s.,Muhamedi a.s.Allahu Fuqiplote eshte garantues i kesaj feje te pastert,Ai e zbriti ne toke per te miren e njerezimit ,dhe Ai do ta mbroj ate deri ne diten e Kijametit, edhe pse kemi tentime te shumta per njollosjen dhe ngjyrosjen e saj.

Mospajtimet,urrejtja,ndarjet,perqarjet ne grupe,jane shkaqet kryesore per situaten mjeruese ne te cilen gjenden muslimanet sot..Njollosja e islamit me ngjyra te llojllojshme,dhe dalja nga natyrshmeria e saj eshte vetem nje shkak shtese per gjendjen katastrofale te muslimaneve kudo qe jetojne. Imami i ndershem dhe komentatori bashkekohor i Kur’anit famelarte,Muhamed Muteveli Esharavi,Allahu xh.sh.e meshirofte,thote: Allahu i Lartemadheruar dashti qe nepermjet islamit, t'na ben jeten me te vlefshme,ashtu sic e beri Allahu ujin te domosdoshem per jeten dhe ekzistencen. Uji per ta ruajtur origjinalitetin e vet,duhet te jet pa shije, pa ngjyre, dhe pa ere.Nese ne mundohemi t'i japim shije, ere, apo ngjyre atehere ai do te shenderrohet ne ndonje lloj te lengjeve.Asnje leng s'mund ta zevendesoj ujin ,sepse uji eshte element kryesore ne jeten e njerezve ,edhe pse disa njerez preferojne lengjet.. Nese verejme se ne fe behen perpjekje per ngjyrosjen , njollosjen e saj ,nepermes grupacioneve te ndryshme, duhet te dijme , dhe kuptojme se kjo nuk eshte ne perputhshmeri me islamin. Ne momentin qe verejmen se,cdo grup don ta ngjyrose fene, me ngjyra te ndryshme te cilat vetem atij i pelqejne , dhe vetem syri i tij e sheh , ateher duhet te kuptojme se kemi dal nga vet natyrshmeria e fese islame, gje qe ne nuk mund ta bejme . Ymeti ne Egjypt e ruajti shkencen e islamit nepermjet Univerzitetit te Ez-herit,ku themi se cdo dijetare islam ne gjithe rruzullin tokesore i ka borxh Univerzitetit te Ez-erit.Nese shohim besimtare te cilet adhurojne Allahun ,njekohesisht rrespektojne Pejngamberin a.s, dhe familjen e tij, ateher tek keta njerez nuk ka vend dyshimi qe ata marrin pjese ne grupacione.Ne te njejten kohe ,nuk mund ta gjejme asnje besimtare qe e urren Ebu Bekrin r.a.,apo Omerin r.a.,apo edhe te tjeret. Islamit nuk i jepen ngjyra ....Kush jemi ne ta bejme kete?! A guxojme ne ta bejme kete ?! Jo islami eshte fe e natyrshmerise.dhe se nese ne provojme te bejme ngjyrosjen e saj ateher nuk do te jemi me ne perputhshmeri me ligjin e Allahut te Lartmadherishem.Allahu i Lartemadheruar thote ne Kur’anin famelarte: Thoni:”Kjo fe eshte”ngjyra”qe na ka dhene Allahu xh.sh.S’ka ngjyre me te bukur se ajo qe e jep Allahu.Ne vetem Ate e adhurojme” Ata te cilet mundohen sot te perdhosin fene tone,me ngjyra dhe forma te llojllojshme,i themi atyre:Ju doni ta nxjerrni islamin nga natyrshmeria e tij,te cilen e dashti Allahu xh.sh.ndaluni se ngjyrosuri islamin me ngjyra qe ju preforoni, sepse asnje ngjyre e preferuar e juaja nuk mund te jet sikur ngjyrat qe u dha Allahu islamit , mos prekni natyrshmerine e fese.Mos u mundoni qe te prishni origjinalitetin, dhe vlerat qe na i dha Allahu xh.sh./KBI-Bujanoc.com/

2765 Shikime