Këshilla për natën e Kadrit

08.07.2015

Këshilla për natën e Kadrit


Këshilla për natën e Kadrit

“Mundoheni ta kërkoni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. “ (Hadith)

Me këtë rast pasi që jemi në dhjetëditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit, do të ju prezantojmë tre këshilla të shejh El-Megamisit, kur është në pyetje Nata e Kadrit

1. Që nga fillimi i Ramazanit, në duatë e tua lute Allahun e Madhërishëm tët bëj prej atyre që natën e Kadrit ta kalosh në adhurim. Pra, çdo ditë pas iftarit lute Allahun e Madhërishëm që ta kapësh natën e Kadrit.

2. Mos e lësho namazin e sabahut dhe jacisë ( këtu hyn edhe namazi i teravisë i cili ka një vlerë të madhe) me xhematë gjatë ramazanit, sidomos gjatë dhjetëshes së fundit. Sepse ai që e humb bazën apo themelin e tij, nuk do t’i bëjnë dobi gjërat tjera.

3. Falën namazin e natës, së paku edhe dy rekatë. Bëhu prej atyre të cilët pas namazit të ikindisë fillojnë të mendojnë dhe të kërkojnë mëshirë nga Allahu i Madhërishëm që natën e Kadrit ta kalojnë në ibadet. Bëhu sikur ai, që troket në derë me shpresë se do t’i hapet.

Lusim Allahun e Madhërishëm të na nderojë me vlerat e kësaj nate, nate kur filloi zbritja e Kuranit dhe kur numër i madh i engjëjve bashkë me Xhebrailin zbresin në Tokë. Të jemi prej atyre që engjëjt do t’i gjejnë në namaz, lexim të Kuranit, dhikr, dua dhe sadaka. Amin!

Përshtati: Arsim Dauti

/KBI-Bujanoc.com/

3364 Shikime