24.03.2015
Sa vjet na kalojnë duke u brengosur
 
       
          Në detin e të dhënave për atë se në çka e shpenzojmë kohën në jetë, shqetësimet kanë filluar të zënë një pjesë të madhe të jetës.
Pavarësisht asaj në çka besoni, a kemi një jetë ose shumë jeta, pesë vjet të shpenzuara duke u brengosur është humbje irracionale e kohës. Çka është më e keqja, më së shpeshti bëhet fjalë për brenga pa arsye.
Sipas hulumtimit të Organizatës britanike, Benenden Health, personi i rritur mesatarisht dy orë në ditë shqetësohet për shkak të punës, lidhjes, financave, shëndetit, plakjes dhe shumë gjërave tjera.
Që vetëm të shqetësoheni nuk do të ishte kaq tragjike, por pasojë e të brengosurit është ankthi, i cili nuk ju lë të koncentroheni në punë, flini më rëndë, bëheni më të irrituar dhe më shpesh grindeni me partnerin. Shkurt, meraku i vazhdueshëm lë pasoja në shëndet, dhe atë shumë serioze.
Në mes arsyeve kryesore për brengë janë kilogramët e tepërt, plakja, problemet financiare dhe pasiguria, problemet në lidhje dhe tumori.
Për fund, ju përkujtojmë që shkencëtarët kanë vërtetuar që brengosja nuk zgjedh probleme, por të kundërtën, i forcon edhe më shumë. Prandaj, zgjidhni problemet në ndonjë mënyrë efikase para se t’u vijnë te shëndeti dhe ndoshta dhe koka. /KBI-Bujanoc.com/
3072 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës