Kardavi: Ta ruajmë atë që ka mbetur nga Egjipti

29.01.2015

Kardavi: Ta ruajmë atë që ka mbetur nga Egjipti


Kardavi: Ta ruajmë atë që ka mbetur nga Egjipti

Jusuf El-Kardavi u ka dërguar një mesazh interesant popullit egjiptian, para se gjithash dijetarëve dhe intelektualëve, duke u thënë të bëjnë gjithçka për ta ndaluar shkatërrimin dhe stagnimin e Egjiptit, njofton saff.ba

“Nëse Egjipti shkon në këtë rrugë, kjo do të thotë se shkon drejt fundit. Gjithçka do të shkatërrohet. Në Egjipt asnjëherë nuk ka pasur ateistë, ndërsa tani i ke në çdo hap. Njerëzit në mënyrë të hapur thonë se “nuk ka Zot”. Në Egjipt asnjëherë nuk ka pasur vetëvrasje, ndërsa tani kjo është bërë fenomen masiv. Në cilindo segment të fesë që të shikoni do të shihni se ka vetëm rrëmujë. Dëshira ime është që ta ruajmë atë çka ka mbetur nga Egjipti. Andaj, i bëj thirrje popullit egjiptian, Az’harit, profesorëve, inxhinierëve, mjekëve, avokatëve dhe gazetarëve që ta kundërshtojmë Sisin i cili ka kaluar çdo kufi” ka shkruar Kardavi në mesazhin e tij. /KBI-Bujanoc.com/

3231 Shikime