05.11.2014
Kur Musau a.s iku në Medjen!
Qëndrime dhe përfitime nga tregimi i Musait a.s.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur'an për Musain a.s.: "23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!"
24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, me gjitha të mirat që mi zbrite (dhurove), unë prap jam i varfër ndaj Teje!"
25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!"
26. Njëra prej atyre dyjave tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!"
27. Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëkuptim!"
28. Ai (Musai) tha: "Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant".(el-kasas:23-28).
Përfitimet edukative nga kjo storie e Musait a.s. janë të shumta, nga to:
1- Musai a.s. në këtë kohë ishte djalosh i ri e jo pejgamber dhe posedonte virtyte e cilësi të larta…
2- Sinqeriteti dhe forca (çoft ajo trupore apo e personalitetit, vetbesimit) janë prej cilësive të lavdëruara tek i riu…
3- Dëshira për ndihmes njerëzve që kan nevoj për ndihmë… (…vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?"…).
4- Edukata e lartë e femrës … largimi nga vendet e dyshuara…përzierja me meshkuj…
5- Nëse i flitet femrës, përgjigjja e saj duhet të ipet e shkurtër e çartë …nëse është në vendë të dyshuar apo pozitë e palakmuar nga edukata është të spjegohet shkurt dhe çartë shkaku i qëndrimit në atë gjendje…(… u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë,---shkaku I qëndrimit të tyre aty është:--- kurse babai ynë është shumë i vjetër!").
6- Zoti xh.sh. tha: (…Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije…) kur muslimani i bënë mirë të tjerëve nga mirësia që Zoti i ka dhënë, çoftë edhe sadakaja më e vogel qe ai e jap…nga edukata e lartë dhe nga sinqeriteti është që të largohesh menjëher nga personi që ndihmove e t'mos pritësh nga ai falendërim apo t'mos e ngushtosh shpirtin e tij apo edhe t'mos lejosh shejtanin të ta rris në zemër veprën e mirë që bëre ngase kalon në dyftyrsi pa e vrejtur fare.
7- Falenderimi i vazhdueshem Allahut xh.sh. për çdo mirësi e begati që na ka begatu me te.
8- Ecja e muslimanes…paraqitja e turpit dhe educates së lartë në ecje, në të folur, në të qëndruar, atëher kur pyet, atëher kur përgjigjet, atëher kur kërkon diç…
Ku duhet ta kërkojmë Rrizkun-furnizimin?!
Allahu xh.sh. ka vendosur rregulla apo mënyra hyjnore edhe në kërikim të rrizkut-furnizimit,
- mënyra e parë: namazi,sexhdja, thotë Allahu xh.sh.: …Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
- Mënyra e dytë: Istigfari-kërkimi falje nga Allahu xh.sh. thotë Allahu xh.sh.: 10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
Përshtatja precize në shprehjen Kur'anore
Në tregimin e Musait a.s. në Kur'an, parapriu në përmendje Zoti xh.sh Harunin a.s. para Musait a.s. vetëm një herë në Kur'an në kaptinen TA-HA, tha Zoti I Botrave:
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"
Ndërsa në të njëjtin tregim dhe storie në kaptinen Esh-shuaraa' parapriu në përmendje Musain a.s. para Harunit a.s. tha Zoti I Botrave:
46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën). 47. E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve, 48. Zotit të Musait e të Harunit!"
Athua vallë pse kjo përparsi Harunit a.s. vetëm një herë në tërë Kur'anin kur dihet se Musa a.s. është nga Pejgamberët pak më i vequar nga Zoti xh.sh. sesa Haruni a.s.?!!!
1- Përmendi Zoti xh.sh. Musen a.s. 129 herë në 124 Ajete…ndersa Haruni a.s. 12 herë në 12 Ajete.
2- Në Kaptinën Ta-Ha, Zoti xh.sh. iu drejtua të dyve Musait dhe Harunit pothuase në të gjitha storiet, qoftë në ngarkim më mesazhin hyjnorë, pastaj kumtimin e mesazhit tek Firauni dhe hierarkia e tij, etj,etj. Ndërsa në Kaptinën Eshshuaraa fjalimi është i njëanshëm vetëm Muses a.s. përve{ një herë është përmend Haruni dhe fjalimi i drejtuar që të dyve…pra, tregimi në kaptinën Ta-Ha i ndërtuar në dyshe ndërsa në Kaptinën Eshshuaraa i ndërtuar në njëshe perderisa është qeshtja kështu atëherë pershtati rimën në fund te Ajetit në bazë të asaj që përshtatet, perputhshmëria e rimës në ajetet e Kaptines Ta-Ha është e ngjashme me perfundimin e fjalës Musaa…ndërsa në Eshshuaraa është një rimë që i përshtatet përfundimit të fjalës Haruun..
3- Në Kaptinën Ta-Ha tha Zoti xh.sh.
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
Përmendi Zoti i Botrave frikën e Musait a.s. si proces normal tek njeriu kur gjendet përballë gjërave jashtë rregullorës së jetës, ndërsa nuk përmendi gjendjën e frikës në Kaptinën Eshshuaraa, gjë që jap një ngjyrë të bukur paraprirjes në përmendje Harunin ndaj Musait ne Kaptinen Ta-Ha.
4- Fillimi i kaptinës Ta-Ha është me shkronjat (Ta Ha).Ndërsa Eshshuaraa me shkronjat :(Ta Sin Mim). Shkronja e dytë e hapjes së Kaptinës Ta-Ha është shkronja (Ha) që përputhet me Harunin a.s. ndërsa në kaptinën Eshshuaraa shkronja e trete e fjalës hyrëse të Kaptinës është (Mim-pra M) e cila i përshtatet emrit Musa a.s… ato Kaptina që përmendin tregimin e Musait a.s. në gjërsi ka ardh shkronja (M) në fjalët hyrse, e ato jane: Kaptina Eshshura dhe Kasas.
Athua vallë kush nga gjuhëtarët, shkencëtarët apo kushdo qoftë ai deri në Ditën e Fundit, mund të vij me një precizitet të tillë në fjalët e tij?!!! Me të vërtet Kur'ani është mrekulli që askush nuk mund të vijë me diqka të përafërt si Ky deri në Ditën e Fundit. /KBI-Bujanoc.com/
3731 Shikime