Nafaka gjithmonë e gjen rrugën e saj

15.09.2014

Nafaka gjithmonë e gjen rrugën e saj


Nafaka gjithmonë e gjen rrugën e saj

Shejh Ali Tantavi r.h, tregon një rrëfim interesant: Më ka treguar shejh Sadik Al Maxhidi, ish ambasador afganistanez në Egjipt, se njëherë kishte marrë një detyrë të rëndësishme politike në Rusi. Pasi që frikohej se gjatë rrugës do të kalojë vende banorët e të cilëve nuk e therin mishin në mënyrë islame, ndërsa në shtëpinë e tij kishte dy pula, andaj i theri ato, gruaja ia përgatiti dhe ia dha me vete gjatë rrugës.

Kur arriti në Tashkent (kryeqyteti i Uzbekistanit) një shejh lokal e thirri mysafir në shtëpinë e tij, ndërsa atij i vinte rëndë të shkoj mysafir me mishin e tij. Në rrugë pa një grua të varfër me fëmijët e saj, të cilët dukeshin se janë shumë të uritur, andaj ai ua dha pulat e pjekura që kishte me vete.

Nuk kaloi asnjë orë dhe morri një telegram ku i thuhej se duhet të kthehet në shtëpi sepse është liruar nga detyra.

Kjo tregon se udhëtimi i tij kishte për qëllim dërgimin e ushqimit tek ajo grua e varfër dhe tek fëmijët e saj të uritur. Pra, ato dy pula nuk ishin për të dhe familjen e tij, por u dashtë të udhëtoj 4000 kilometra për të arritur tek vendi dhe personat e caktuar. Subhanall!

Përshtati: Breziiri /KBI-Bujanoc.com/

2230 Shikime