06.08.2014
Kujdes se kujt i transmetoni hadithet e Muhamedit a.s
 
       
          Abdullah ibn Mes’udi r.a ka thënë: “Nëse disa njerëzve u transmeton ndonjë hadith të cilin ata nuk mund ta kuptojnë, atëherë me atë, mes tyre do të futësh fitnen dhe konfuzionin.” (Muslimi).
Nisur nga kjo çdo person duhet të jetë i kujdesshëm në përcjelljen e fjalëve, sidomos në fjalët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Nëse këto ua përcjellim personave të cilët nuk mund t’i kuptojnë, mund të rezultojë me pasoja negative, dhe shpesh me mohimin e disa haditheve, me çka – me vetëdije apo pa vetëdije- i shtyjmë në mëkat të madh.
Andaj, çdo transmetues, sidomos i haditheve të Muhamedit a.s, duhet të ketë kujdes dhe të sillet si një mjek me përvojë, cili e di saktësisht sa është doza e nevojshme e pacientit, e cila do t’i bëj dobi dhe nuk do ta dëmtoj.
Përse vallë, i Dërguari i Allahut veproi për një kohë 23 vjeçare?! Po, pikërisht për këtë, që t’ua sjell fenë në mënyrë graduale, që në fillim t’i edukoj dhe t’i përgatis për kuptimin e mesazhit të Zotit të cilin do të mund ta pranojnë dhe të ndryshojnë mënyrën e jetesës.
Së pari toka punohet dhe lëvrohet që aty të hidhet fara që do të jap fryte!
Unë sot po shoh disa përdorues të rrjeteve sociale dhe disa thirrës jo të arsimuar, të cilët pa ndonjë trajtim, mbjellin të gjitha hadithet ku mërijnë dhe për këtë po ngrenë gjithë atë pluhur! Ata, pa lopata dhe lëvrime kanë arritur deri tek korrja e fryteve!
Andaj jemi atje ku jemi:
Çdo kush ka filluar të komentojë dhe interpretoj Dijen që vjen nga Qielli. Ndërsa për këtë Dije na duhet përgatitje e madhe. Andaj ke kujdes kur interpreton Fenë e Allahut të Madhërishëm!!!
Autor: Shefik Kurdic
Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)
1071 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës