Sharavi dhe i riu ekstremist

17.06.2014

Sharavi dhe i riu ekstremist


Sharavi dhe i riu ekstremist

Dijetari i madh Muhamed Esh-Sha'ravi – Allahu e mëshiroftë – thotë:

Po debatoja me një djalë të ri ekstremist dhe e pyeta: “Shpërthimi i një klubi nate në një vend islam është hallall apo haram?!

Ai u përgjigj: “Sigurisht hallall, vrasja e tyre lejohet.”

I thashë: “Nëse ti i vret ata teksa i bëjnë gjynah Allahut, ku do të jetë fundi i tyre?!"

Djali u përgjigj: “Në Zjarr, natyrisht.”

I thashë: “Ku dëshiron Shejtani që t’i çojë ata?!"

U përgjigj: “Sigurisht drejt Zjarrit.”

I thashë: “Atëherë, ju dhe Shejtani paskeni të njëjtin synim, që është dërgimi i njerëzve në Zjarr.”

I përmenda atij hadithin e të dërguarit të Allahut a.s. kur xhenazja e një çifuti kaloi para tij dhe ai filloi të qante.” Sahabet i thanë: “Çfarë të bën të qash, o i dërguari i Allahut?!” Tha: “Një shpirt që më shpëtoi dhe shkoi në Zjarr.”

I thashë: “Shikoje dallimin mes jush dhe të dërguarit të Allahut a.s., i cili nxitonte për t’i udhëzuar njerëzit dhe për t’i shpëtuar nga Zjarri. Ju jeni në një luginë dhe i dashuri ynë, Muhamedi a.s. është një luginë tjetër.”/KBI-Bujanoc.com/

2025 Shikime