Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë

08.06.2014

Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë


Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur të dielën gurin e parë të themelit të aeroportit të tretë të Stambollit, një projekt faraonik e kundërthënës, i cili synon të presë 150 milionë pasagjerë në vit, gjë që do ta bënte njërin prej aeroporteve më të mëdha në botë.

“Aeroporti më i madh i botës … do të ngrihet këtu”, ka deklaruar Erdogan gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve, duke theksuar se kjo është një “ditë historike” për Stambollin dhe Turqinë.

Faza e parë e punimeve duhet të përfundojë më 29 tetor 2017, dhe infrastruktura e re duhet të presë 150 milionë pasagjerë në vit pasi të jetë operacionale plotësisht më 2018, ka theksuar kryeministri.

Ky projekt në vlerë 30 miliardë dollarë, i cili ka ngjallur polemika të shumta, synon të rivalizojë me aeroportin ndërkombëtar Al Maktoum të Dubait, i inauguruar në tetor 2012 dhe i cili ka kapacitet prej 160 milionë pasagjerësh në vit.

Ndërtimi dhe shfrytëzimi për 25 vjet i këtij aeroporti të Stambollit i është dhënë në maj 2013, pas një tenderi, një konzorciumi ndërmarrjesh turke (Limak, Cengiz, Kolin, Ma-Pa dhe Kalyon) për një shumë rekorde prej më shumë se 30 miliardë eurosh. /KBI-Bujanoc,com/

940 Shikime