Modestia e Pejgamberit s.a.v.s

02.06.2014

Modestia e Pejgamberit s.a.v.s


Modestia e Pejgamberit s.a.v.s

Kështu ishte më i miri i njerëzimit

Njëherë njëri nga ensarët (medinasit) pregatiti ushqim dhe e dërgoi atë në shtëpinë e Ali ibn Ebi Talibit r.a.

Kur Aliu dhe Fatimja r.a. u ulën për të ngrënë, Fatimës r.a. iu kujtua babai i saj, Pejgamberi s.a.v.s., dhe tha: “Sa ushqim i mirë që është, a thua a ka ngrënë babai darkë?”

Aliu r.a. menjëherë shpejtoi për tek Pejgamberi s.a.v.s. që ta ftonte për të darkuar me ta. Pejgamberi s.a.v.s me gëzim e pranoi ftesën dhe së bashku me Aliun r.a. shkuan tek shtëpia e tij ku i priste Fatimja r.a.

Porsa hynë në shtëpi, Pejgambesi s.a.v.s. vërejti se bija e tij e kishte dekoruar shtëpinë me perde e mbulesa të shtrenjta. Ai menjëherë u kthye dhe iku.

Aliu r.a. e mbërriti dhe e pyeti: “Pse u shqetësove o Pejgamber i Allahut!? Çfarë bëmë ne!?” Pejgamberi me qetësi i tha: “Një të dërguari të Allahut nuk i lejohet që të hyjë në një shtëpi që ka dekorime të tepruara!”

A thua ne, o vëllezër e motra, si e kemi hallin? Nëse Pejgamberi s.a.v.s. do t’i vizitonte shtëpitë e xhamitë tona, a do të ndihej rehat dhe i kënaqur po të hynte në to?!

Përktheu: Daim Abazi  /KBI-Bujanoc.com/

1996 Shikime