10.12.2013
Tregim i Muhamedit a.s. mbi një xhind

Dijetari i njohur, Hatibi, tregon nën autoritetin e Xhabir ibn Abdullahut r.a. i cili ka thënë:
“Njëherë ishim duke udhëtuar me Pejgamberin s.a.v.s. Derisa ai ishte ulur që të pushonte nën hijen e një druri, papritmas erdhi dhe iu afrua një gjarpër. Gjarpëri e afroi gojën tek veshi i Pejgamberit s.a.v.s. e pas një kohe edhe Pejgamberi s.a.v.s. e afroi gojën e vet tek koka e tij dhe i pëshpëriti diçka. Pastaj gjarpëri u zhduk në atë mënyrë, sikur ta gëlltiste dheu.
Ne iu afruam Pejgamberit s.a.v.s. dhe i tham se u merakosëm shumë kur e pamë gjarpërin të të afrohej.
Pejgamberi s.a.v.s. na tha se ai ishte një kafshë e që në fakt ishte një xhind, i cili i kishte harruar disa ajete të kësaj dhe asaj sureje të Kur’anit, prandaj xhindët tjerë e kishin dërguar që të më pyeste për to. Për shkak të prezencës suaj, ai erdhi në formë gjarpëri dhe më pyeti për ato ajete në përputhje me rrethanat.”./KBI-Bujanoc.com/
953 Shikime