03.03.2014
Ndjehet tërmet në Shkup dhe Kumanovë

Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe Kumanovë.
Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup mëngjesin e sotëm informoi se tërmeti është ndjerë në orën 20 e 17 minuta në pjesën verilindore të shtetit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 60 kilometra në verilindje të Maqedonisë, në Serbi me intensitet prej 3,6 ballësh sipas shkallës Rihter. (INA) . /KBI-Bujanoc.com/
975 Shikime