Studentët e Luginës në shqipëri,takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z.Erion Veliaj

24.01.2014

Studentët e Luginës në shqipëri,takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z.Erion Veliaj


Studentët e Luginës në shqipëri,takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z.Erion Veliaj

NË TAKIMIN E MBAJTUR MË 23.01.2014, ME MINISTRIN E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË, z.ERION VELIAJ

Në këtë takim ishin prezent një pjesë e studentëve të Luginës që studjojnë në Universitetet e Tiranës .

Me këtë rast ne i paraqitëm zotit Ministër shqetësimet dhe problemet tona. z. Erion Veliaj na premtoi se do të ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e tyre.

Gjithashtu , u shpreh se ministria që ai drejton ,do t'i ketë gjithmone dyert e hapura për studentët e Luginës së Preshevës. z. Veliaj u shpreh i gatshëm që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Studentët e Luginës ju janë mirënjohës dhe ju falenderojnë z. Ministër, që gjetët kohë dhe na dhatë mundësinë të organizojmë këtë takim, të degjoni zërin e një pjese të studentëve Shqiptarë ,që vijmë jashtë kufijve të Shqipërisë, nga Presheva ,Bujanoci dhe Medvegja.

Një falenderim i vaҫant shkon edhe për këshilltarin e ministrit, z. Leart Kola ,i cili nuk kurseu asgjë, që gjithcka të shkojë më së miri. Faleminderit zoti Ministër Faleminderit Shqipëri. /KBI-Bujanoc.com/

1179 Shikime