E fal vrasësin e djalit me kusht që të mësoj Kuranin përmendsh

27.06.2014

E fal vrasësin e djalit me kusht që të mësoj Kuranin përmendsh


E fal vrasësin e djalit me kusht që të mësoj Kuranin përmendsh

Në gjykatat e Arabisë saudite shumë rrallë, apo asnjëherë nuk ka ndodhur që i akuzuari të lirohet me intervenimit e përfaqësuesit ligjorë të të dëmtuarit. Sipas një shkrimi të gazetës El-Jevm gjatë një përleshje masive mes të rinjve njëri prej tyre me emrin Fejsal El-Amiri u vra nga Abdullah Ed-Dusuri.

Gjatë gjykimit vrasësi u dënua me vdekje sepse kështu është sipas ligjit të sheriatit. Derisa i akuzuari priste të marrë dënimin, në burg e viziton babai i të vrarit duke i thënë se ia fal gjakun e djalit. I tha se do t’ia fal gjakun me kusht që derisa të dal nga burgu ta mësoj Kuranin përmendsh.

Sa do të zgjas mësimi i Kuranit varet krejt nga i akuzuari. Befasia ishte e madhe sa që shkaktoi përlotjen e të gjithëve që ishin prezent aty. Skena të tilla nuk ka pasur gati se 80 vjet, edhe pse Kurani nxit të dëmtuarit t’ua falin atyre që i kanë dëmtuar.

Mirëpo, kur është në pyetje dënimi me vdekje në gjykatat e saudisë rastet e faljes së gjakut mund të numërohen me gishta./KBI-Bujanoc.com/

1134 Shikime