MBULIMI I KOKËS (( KAPELA DHE ÇALLMA –SHALLI- )), MES ADHURIMIT DHE TRADITËS

30.05.2016

MBULIMI I KOKËS (( KAPELA DHE ÇALLMA –SHALLI- )), MES ADHURIMIT DHE TRADITËS


MBULIMI I KOKËS (( KAPELA DHE ÇALLMA –SHALLI- )),                  MES ADHURIMIT DHE TRADITËS

Falënderimet i takojnë Allahut të madhëruar, salavatet qofshin për të dërguarin tonë Muhamedin s.a.v.s. dhe pasuesit tij.

Çallmat ose kapelat, janë traditë e arabëve për tu mbrojtur nga nxehti. Thotë imam Maliku:

Mbulimi i kokës ( el ihtibaë, el intiaal ),   janë prej veprimeve të arabëve.

(el munteka sherh el muvataë lilbaxhi 7/219.)

 

Ka thënë për to Ebul Esved edduveli: Mburojë në luftë, mbrojtje nga nxehti, nxehtësi nga ftohti, autoritet në vende të ndryshme, mbrojtëse nga ngjarje të ndryshme, ngritje në gjatësi,, dhe kjo është nga traditat e arabëve. ( bulug el irb- fi maërifeti ahval elarab 3/ 410).

Muhamedi s.a.v.s. e ka veshur kapelën , duke vepruar ashtu sipas traditave të njohura të popullit të tij.

Më së shumti që është transmetuar nga Ai për kapelën, duke treguar për gjendjen e tij dhe përshkrimin e saj , është ajo që e transmeton Nesaiu në synetet e tij nga Mugire ibnu shu’be “ se i dërguari i Allahut s.a.v.s., ka marrë abdes, dhe e ka pastruar ballinën e tij, kapelën e tij dhe mestet.

Muhamedi s.a.v.s. kishte çallmën e tij nga kumashi, e pshtjellonte për kokën e tij të ndershme, e cila quhej Sehab, të cilën ia ka veshur Aliut r.a.

Muhamedi a.s. kur e veshte çallmën , ia shtrinte anët e saj në shpatulla, ose i pshtjellonte anët e saj nën qiellz.   ( shih, ‘Zadul mead të Ibnul kajjim 1/ 130 e me tutje ).

 

Është vërtetuar nga Muhamedi s.a.v.s. se kur ishte në ihram kishte thënë: “ Nuk e vesh këmishën, e as çalmën...”.               (Buhariu dhe Muslimi), nga hadithi i Abdullah ibnu Omerit  r.a.

E kjo e argumenton se ajo ishte traditë, për të cilën kishte urdhëruar që të largohet gjatë ihramit, dhe e kishte ligjësuar zbulimin e kokës, madhërim për Allahun.   ( Fejd el kadir, lil Menavi  4/429 ).

Nga kjo,, shumica e dijetarëve e kanë marrë model veshjen e Muhamedit a.s. të çallmës dhe kapelës e të tjera, si dhe veshjeve për mbulimin e kokës, si  veprime të lejuara (Mubah),

sepse kjo është vepër e Muhamedit a.s. nga e cila nuk është vërejtur në të, kuptimi i adhurimit, por vërehet në të kuptimi i traditës, sukurse ushqimi dhe pija.

 

Nga Muhamedi a.s. nuk është transmetuar se ka kërkuar mbulimin e kokës, e as nuk ka tërhequr vërejtjen për ata që nuk e mbulojnë.

Kurse sipas dijetarëve të Usuli fikhut, Këtu nuk mund të merret ndonjë shembull, por kush dëshiron që ta bartë le ta bartë, e kush nuk dëshiron që ta bartë nuk e bartë. Pa patur në këtë veprim, ndonjë veçori  për sevap ose diçka tjetër për lënien e saj ,, dhe pa patur ndonjë mëkat sheriatik nëse nuk e bartë.     ( Ef’aal erresul lileshkar  1/225 ).

 

Po të ishte çallma dhe kapela prej veprimeve të preferuara , do të thonim se Manteli, Izari (veshje në pjesën e poshtme të trupit , veshje e asaj kohe) ,  këmisha dhe gjithçka që ka veshur Muhamedi a.s. do të ishte veprim i preferuar.

Ndërsa ajo që është transmetuar nga thëniet për detyrim të bartjes së çallmës ose kapelës, shumica e saj nuk vlen që të jetë argument për vendosje të një ligji, sepse të gjithat janë hadithe të dobëta.     ( Keshf elhafaë, lilaxhluni  2/94 ).

Thotë Sahaviu: Të tërat janë të dobëta...  e disa janë më të dobëta se të tjerat.

(El mekasid elhaseneh 466).

Shumicën e këtyre argumenteve, i kanë përmendur autorët e librave të hadithit, në hadithet  e venduara nëpër librat e tyre.

Thotë  El imam el’ajni: Buhariu nuk ka përmendur në këtë kapitull asgjë për çallmat,, e kjo sikur nuk është vërtetuar te ai në kushtet  e tij asgjë për çallmën. ( Umdetul karië 21/307 ).

 

Anësoret e çallmës quhen ‘dhuabeh’,  dhe shtrirja e tyre është traditë, nuk ka adhurim në të. Kurse ajo që është transmetuar se Pejgamberi s.a.v.s. e ka urdhëruar Abdurrahman ibnu aufin për shtrirjen e saj kur e ka dërguar në një ekspeditë, nuk konsiderohet ligjësim i përgjithshëm, dhe zinxhiri i tij nuk është i fortë.    (Transmeton Tabaraniu në Elmuëxhem el evsat ).

Dhe nuk është trasmetuar ndalesa e çallmës pa (dhuabeh ) anësoret e saj.

 

Transmeton Xhabir ibnu Abdullah, se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka hyrë në Mekë dhe në kokë kishte çallmë të zezë. (Transmeton Muslimi ).

E në këtë hadith, pra në Hadithin e Xhabirit, nuk përmendet kjo pjesë e çallmës ( dhuabeh ), dhe kjo argumenton se këtë pjesë nuk e ka shtrirë gjithnjë mes shpatullave të tij.

 

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Hadithi i Enesit se i dërguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s. ka hyrë në Mekë me veshje të luftës, kurse në kokë kishte Helmetën.

Ai veshi në çdo vend  atë që i përshtatej atij momenti, dhe nuk ka kundërshtim në mes dy haditheve në formën e veshjes kur hyri në Mekë, sepse është e mundshme që gjatë hyrjes në mekë të kishte në kokë Helmetën e pastaj ta ketë hjekur atë dhe ta ketë vendosur çallmën. Kështu që secili ka transmetuar atë që ka parë.     ( shih ‘ gidhaul elbab fi sherh mendhumet el adab. Essafarini 2/ 246 ).

 

Disa e kan kundërshtuar  atë që e zbulon kokën para të tjerëve sepse kjo është nga shenjat e burrërisë.

Ne themi: Burrëria te njeriu është: Plotësimi i tij me drejtësi, me durimin e të metave të vëllezërve të tij, me  bamirësi, dhe mosbërjen e të këqijave fqinjëve të tij etj.

Dhe thuhet: Burrëria është: Pajisja me moral të mirë sikur të tjerët, në veshje, në ecje, në lëvizje, në qetësi, dhe në të gjitha cilësitë.

Dhe thuhet për burrërinë: Të pajisesh me atë që nuk munden të tjerët.

Për burrërinë, dijetarët në përgjithësi kan thënë: Të ruhesh nga ajo që nuk duhesh të pendohesh, sipas traditave.   ( shih Tvdih el efkar Essan’ani )

Mosmbulimi i kokës ishte shenjë burrërie te arabët dhe muslimanët në kohët e mëparshme, dhe ishte zakon që t’i çvlerësojnë ata që nuk e bartin. Kështu që, në çdo kohë ka gjëra që mund të llogariten prej shenjave të mungesës së burrërisë, e që të njejtat të mos llogariten në traditat e kohës që vie pas.

 

Shatibiu e ka ndarë atë që është bërë traditë te njerëzit  sipas dispozitës fetare, në disa grupe.

Në traditat që janë aktuale mes njerëzve ka gjëra, që nuk ka argument fetar as për kërkesë e as për ndalesë të veprimit , dhe ato janë tradita që ndryshojnë.

Ai thotë: Të ndryshuarat  janë, ku prej tyre janë që ndryshojnë nga e mira në të keqe dhe anasjelltas, si psh. zbulimi i kokës, ku ndryshon sipas vendeve.

Zbulimi i kokës  për njerëzit e burrërisë është vepër e keqe për banorët e lindjes, kurse te banorët e perëndimit nuk është e keqe.

Ligji i sheriatit këtu ndryshon sipas këtij ndryshimi, pra për banorët e lindjes është cënim i së drejtës, kurse te banorët e perëndimit nuk është cënim i së drejtës.     ( El muvafekat  lishshatibij  2/284 ).

Pra, veprimi këtu ndryshon në të mirë dhe në të keqe sipas ndryshimit të shoqërive.

 

Nga e gjithë kjo që u tha, konkludohet se: Sheriati islam e ka lënë, që dukja e veshjes,  dhe se si ajo vishet në trup dhe gjithçka rreth saj, ia ka lënë secilës shoqëri atë që iu përshtatet , duke i patur parasysh në këtë gjendje edhe traditat e tyre; dhe duke e llogaritur këtë,  prej çështjeve të kësaj bote, e që njihet nga nevojat, përvojat dhe traditat, dhe duke e patur parasysh veshjen e kohës së tyre, dhe duke u ruajtur nga ato veshje që mund të jenë mëkat.

 

Kur dikush e ndryshon veshjen nga tradita e vendit, është një lloj fame dhe ekspozim i vetes,, që nuk duhet për muslimanin ta e dallon veten nga njerëzit e kohës dhe rrethit të tij, në veshje dhe në tradita formale,  e të cilat e shpiejnë duke e dalluar në famë dhe ekspozim,  dhe më pas e shpien në izolim.

E për këtë shkak, mbulimi i kokës është traditë dhe jo adhurim.  Allahu e din më së miri.

Akademia për fetva Egjipt

Përktheu:  Mr. Ragmi  Destani

/KBI-Bujanoc.com/

4449 Shikime