Mamifestimi i lindjes së Pejgamberi a.s. – Mevludi.

07.12.2015

Mamifestimi i lindjes së Pejgamberi a.s. – Mevludi.


Mamifestimi i lindjes së Pejgamberi a.s. – Mevludi.

Pyetja: A është Mevludi veprim i lejuar apo bidat?

Përgjigja: Manifestimi i gëzimit me rastin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. e që në terminologjinë islame njihet me nocionin Mevlud, është veprim i lejuar dhe i preferuar sipas parimeve të përgjithshme islame. Argumentet për lejimin e manifestimit të gëzimit për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. janë të shumtë e që ne do të përmendim disa prej tyre. Allahu xh.sh. Në Kur’anin famëlartë thotë: „Thuaj, vetëm mirësisë së Allahut dhe mnëshirës së Tij le t’i gëzohen“ (Junus:15) Nga ajeti nënkuptohet  se jemi të urdhëruar që ti gëzohemi mëshirës së Tij, e i dërguari i Allahut është mëshira më e madhe për njerëzinë, ngase Allahu xh.sh. Thotë: „E Ne të dërguam ty (O Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha botat“ (Enbija.107).

All-llahu Xhel-le xhelaluhu në një ajet tjetër thotë:“..dhe përkujtoju atyre ditët e All-llahut (të mirat e All-llahut që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues”. (Ibrahim : 5). Ibni Kethiri na e bënë të ditur se me nocionin përkujto “ditët e All-llahut” ka për qëllim begatitë dhe mirësitë e All-llahut Xhel-le xhelaluhu Në një hadith të transmetuar nga Abdullah b. Imam Ahmed b. Hanbeli në Musnedin e babait të tij ku ka thënë: Më ka treguar Jahja b. Abdullahi i liruari i fisit beni Hashim, na ka treguar Muhamed b. Eban El Xha’fiju nga Ebu Is’haki, ky nga Seid b. Xhubejri, ky nga Ibni Abbasi, ky nga Ubeje b. Ka’bi e ky nga Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, se në shpjegimin e ajetit “dhe përkujtoju atyre ditët e All-llahut (të mirat e All-llahut që u dhuroi)” janë për qëllim “begatitë e All-llahut të Lartëmadhërishëm” (Shih tefsirin e Ibni Kethirit p.4) Ibni Abasi thotë se nocioni “bi ej-jamil-lahi” janë për qëllim begatitë dhe fitoret sepse begatitë në gjuhën arabe mund të quhen ndryshe edhe me nocionin “Ejam” që në kuptimin bukval don të thotë ditë. Pra nga kjo nënkuptohet se besimtarët islamë janë të detyruar të përkujtojnë ditët në të cilat kanë ndodhur ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme për besimtarët. (Shih tefsirin e Imam Kurtubiut p,9)

Në anën tjetër, transmetohet nga ebu Katadete El Ensariju, se kur Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i kishte thënë: O i Dërguari i All-llahut, pse agjëron ditën e hënë? Tha: ”Në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më ka zbritur Kur’ani“ (Muslimi)

Duke u mbështetur në këto pak argumente që i theksuam si shumë argumente tjera autentike islame që nuk i theksuam në këtë rast, e që mbi bazën e këtyre argumenteve dhe shpjegimeve është ndërtuar edhe tradita e jonë shumëshekullore, konsiderohet se Mevludi, resektivisht manifestimi për lindjen e Pejgamberit a.s. është veprim i lejuar dhe i preferuar sipas islamit.

Për ta përmballur këtë, mjafton të përmendim vetëm mendimin e dijetarit të famshëm Imam Muhamed Muteveli Sha’raviu, i nxitur nga kuptimi i ajeteve kur’anore që trajtojnë këtë tematikë thotë:: “është fakt se njerëzit janë gëzuar për lindjen e Pejgamberit në këtë botë, pastaj janë gëzuar edhe krijesat e ngurta për lindjen e tij, u gëzuan edhe bimët, u gëzuan edhe kafshët për lindjen e tij, u gëzuan edhe xhinët për lindjen e tij, atëherë, pse po na e ndaloni që edhe ne të gëzohemi për lindjen e tij”

Në kontekst të kësaj dijetari i famshëm hafidh Shemsudin Es-Sehavi thotë një thënie shumë të fuqishme që është: Sikur prej kësaj dite të mos kishte asnjë të mirë tjetër përveç britmës dhe hidhërimit të djallit, si dhe gëzimit të besimtarëve dhe muslimanëve, do të mjaftoje manifestimi për këtë ditë.

 

 7 Dhjetor 2015   Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup.

/KBI-Bujanoc.com/

3097 Shikime