Dhikri me xhemat të nivelizon me engjujt e Allahut fuqiplotë.

05.11.2015

Dhikri me xhemat të nivelizon me engjujt e Allahut fuqiplotë.


Dhikri me xhemat të nivelizon me engjujt e Allahut fuqiplotë.

Allahu i lartësuar në një hadithë kudsij ka thënë: "O robi im, kur t'më përmendësh vet, dhe Unë të përmendi vet. E kur t'më përmendësh me xhemat, Unë do të përmendi me një xhemat (nga engjujt) më të mirë se ata"

Namazi,Dhikri dhe leximi i Kur'anit në xhami, e ka vlerën më të madhe se në çdo vend tjetër.

Dihet mirëfilli se xhamia është vendi më i dashur dhe i bekuar për Allahun xh.sh. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Vendet më të dashura për Allahun në tokë janë xhamitë" pra, dhe ibadeti në xhami është më i dashur te Allahu se në çdo vend tjetër.
‪#‎Është‬ për t'u habitur me disa xhemat të sotit, që sa më shpejt dëshirojnë t'a falin namazin farz e të dalin, ose me nxitim e falin edhe synetin për të dalë sa më parë nga xhamia(duke braktisur dhikrin me xhemat), pa pasur ndonjë arsye serioze. Allahu i madhëruar në Kur'anin fisnik thotë:
"Ka burra të cilët puna (interesi i dynjas) dhe shitblerja nuk i pengon nga të përmendurit e All-llahun dhe që e kryejn namazin,..........!
All-llahu do t’i shpërblejë më mirë se ç’kanë vepruar dhe do t’ua shtojë edhe më tepër nga mirësia e Tij; All-llahu e furnizon kë të dojë pa e matur. Sureja Nur, ajetet 37,38.

Ibrahim Beqiri

/KBI-Bujanoc.com/

3896 Shikime