Ja se nga rrjedh “Et-tehijjatu…”, të cilin e këndojmë për çdo namaz…

13.04.2015

Ja se nga rrjedh “Et-tehijjatu…”, të cilin e këndojmë për çdo namaz…


Ja se nga rrjedh “Et-tehijjatu…”, të cilin e këndojmë për çdo namaz…

“Kur Pejgamberi i Allahut të Madhërishëm, Muhammedi s.a.v.s., në natën e Israsë dhe Mi’raxhit, u ngrit gjer në Sidretu’l- Munteha (në pikën kulminante ku Allahu i Madhërishëm me fuqinë e Tij absolute deshi që të komunikonte me Pejgamberin e Tij) i tha fjalët:

Et-tehij’jatu lil-lahi ves-salevatu vet-taj’jibat (Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun); e Allahu i Madhërishëm ia ktheu:

Es-selamu alejke ej’juhen-nebij’ju ve rahmetull-llahi ve berekatuh (Urimet më të mira qofshin mbi ty, o Pejgamber (i Allahut), mëshira dhe lavdërimet e Allahut qofshin gjithmonë mbi ty); kurse Muhammedi s.a.v.s. ia ktheu:

Es-selamu alejna ve ala i’badil-lahis-salihin (Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robtë e mirë e të çiltër të Allahut); kurse kryeengjëlli Xhibril a.s. (shoqëruesi i Pejgamberit s.a.v.s.) kur e pa të gjithë këtë skenë nga pika ku qëndronte e nuk guxonte të bënte as edhe një milimetër para se do digjej, u mrekullua nga kjo madhështi, pra u mrekullua pa masë me faktin se ku ka mbërri robi njeri i Allahut të Madhërishëm, Muhammedi s.a.v.s., andaj edhe, duke e ngritur gishtin, shtoi pa hamendje dhe i kënaqur tej mase me këtë skenë:

Eshhedu en la ilahe il-lall-llah, ve eshhedu en’ne Muham’meden abduhu ve resuluh (Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut. Dëshmoj, gjithashtu, që Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij).”

E mrekullueshme, apo jo….

Përktheu: Daim Abazi     /KBI-Bujanoc.com/

3993 Shikime