10.04.2015
Femijet -emaneti i prindereve
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: "Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj.
Sundimtari është përgjegjës për popullin e tij,
çdo person është përgjegjës për familjen e tij,
gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe anëtarët e familjes së saj,
shërbëtori është përgjegjës për pasurinë e pronarit të saj ...
të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj. "
(Buhariu dhe Muslimi)
Allahu xh.sh. Në Kur'an thotë:
"O ju që keni besuar, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët"
(Kaptina Et-Tahrim 6).
Ali Ibn Ebi Talib, duke e komentuar këtë ajet thotë:
"Mësoni veten dhe familjen tuaj me të mirën",
siç citohet në komentin e këtij ajeti: "Ruani veten dhe familjen tuaj duke u larguar nga mëkatet, në atë mënyrë që t’ua ndaloni atyre atë që ju nuk e bëni"
-Imam Gazaliu thotë: "Fëmiu është emanet tek prindërit e tij, zemra e tij është perlë e pastër,
ku asgjë nuk është e gdhendur,
por është e gatshme për të pranuar çdo gjë që gdhendet në të. Pra, nëse mëson të mirën dhe adaptohet me të,
ai do të rritet në të mirën dhe prindërit e tij do të jenë të lumtur me të në këtë botë dhe në botën tjetër.
Në qoftë se ai anashkalohet – ose lihet pas dore dhe mësohet me të keqen, do të jetë për të ardhur keq dhe do të shkatërrohet,
e përgjegjësinë për këtë do ta mbajnë kujdestarët, prindërit apo kushdo qoftë tjetër."
-Pejgamberi s.a.v. s., ka thënë:
"Çdo fëmijë lind në „fitret“ (ne fenë e natyrshmërisë së tij), por prindërit e janë ata të cilët e bëjnë jehudi, mexhusijj(zjarrputist) apo të krishterë".
-Imam Ibn el-Kajjimi e konfirmon këtë përgjegjësi të prindërve, dhe thotë: "Ulemaja thonë se Allahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit së pari do t’i pyes prindërit për fëmijët e tyre,
e pastaj fëmijët për prindërit e tyre,
për shkak se siç i ka detyrimet prindi për birin e tij, po ashtu edhe djalë i ka detyrime ndaj babait të tij.
Allahu xh.sh., ka thënë: "Ne e kemi obliguar çdo njeri që të jetë i mirë ndaj prindërve të vet." (El-Ankebut, 8),
por gjithashtu ka thënë edhe:
" Veten dhe familjen tuaj ruane nga zjarri." (Et-Tahrim 6 ).
Në një ajet tjetër Allahu xh.sah. thotë: "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve... "(An-Nisa, 36)
-Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:
"Bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj në dhurata, ashtu siç dëshironi që ndaj juve të veprohet drejtë në bamirësi dhe në trajtim të mirë."
(Sahihul-Xhami) /KBI-Bujanoc.com/
3790 Shikime