Njëzet veprime që të bëjnë të dashur te njerëzit

22.01.2015

Njëzet veprime që të bëjnë të dashur te njerëzit


Njëzet veprime që të bëjnë të dashur te njerëzit

Ali Abdul aziz erraxhihi Përktheu: Ragmi Destani

1. Përshëndeti të tjerët me selam, sepse me anë të selamit e qetëson 
palën tjetër.

2. Buzëqesh,, sepse buzëqeshja ka veprimin magjik që përvetëson 
zemrat.

3. Trego kujdes dhe rrespekto palën tjetër,, dhe merru me njerëzit ashtu 
siç dëshiron ata të merren me ty.
4. Shoqëro njerëzit në gëzimet dhe ndjenjat e tyre.

5. Ndihmoju njerëzve në nevojat e tyre, arrin te zemrat e tyre. Shpirtërat 
anojnë te ata që u ndihmojnë

6. Fali njerëzit për gabimet e vogla ndaj teje.

7. Kur interesohesh për ata që mungojnë , e fiton dashurinë dhe zemrat e 
tyre.

8. Mundohu të japësh dhurata edhe nëse janë të lira,, sepse vlera e saj 
shpirtërore është me e madhe se ajo materiale.

9. Shfaqe dashurinë tënde ndaj tyre, sepse fjalët e dashura i robërojnë 
zemrat.

10. Këshillo me etikë dhe moral të mirë,, e mos e bënë sikur qortim.

11. Bisedo me ta ajo që u intereson atyre, sepse njeriu anon tek ai që e 
shoqëron në atë që i intereson.
12. Bëhu optimist pozitiv, dhe bëji të lumtur ata rreth teje.

13. Lavdëro të tjerët për bamirësitë e tyre,, duke i lavdëruar ata ndikon në
shpirtin e tyre,, por mos e tepro në lavdërim.

14. Zgjidh fjalët e tua, ngritet pozita jote, sepse fjala e bukur është mënyra 
më e mirë për të pëfituar zemrat.

15. Bëhu modest, sepse njerëzit largohen nga mendjemadhi.

16. Mos i hulumto të metat e të tjerëve, por përmirso të metat e tua.

17. Ndëgjo kur falsin të tjerët, sepse njerëzit dëshirojnë që të ndëgjohen.

18. Zgjëro njohuritë tua dhe përfito çdo ditë një shok.

19. Shto interesat e tua për shumë profesione, të shtohen njohuritë dhe 
shoqëria.

20. Nëse i bën dikujt mirë bëje për Allah, dhe mos prit që edhe ai duhet të 
të bëjë mirë.   /KBI-Bujanoc.com/

3599 Shikime