02.12.2014
Mrekullia e puthjes së nënës
Studimet e zhvilluara kanë treguar efektin magjik të puthjes së nënës, që ndikon në përmirësimin më të shpejtë të bebeve dhe fëmijëve.
Bazuar në një studim të disa shkencëtarëve kanadezë bëhet e ditur se nëna kur puth fëmijën e vet transmeton tek ai një grup bakteresh të cilat forcojnë sistemin e tij imun. Në këtë mënyrë forcohet sistemi imun dhe përshpejtohet koha e shërimit të ftohjeve apo infeksioneve të veshit.
Edhe përqafimi i foshnjave mundëson përmirësimin e tyre më të shpejtë. Mjekët e spitalit “Bill” në Montreal kanë analizuar 61 foshnja të lindura para kohe. Ata analizuan pulsin, nivelin e oksigjenit në gjak dhe shprehjet e fytyrës kur merrnin gjak. Sipas rezultateve, fëmija i mbajtur në krahët e nënës e harron më shpejt dhimbjen dhe përmirësohet më shpejt, ndërkohë që ata të mbetur pa nëna ndjenin më shumë dhimbje. /KBI-Bujanoc.com/
3276 Shikime