A lejohet t’u jepet mes’h këpucëve?

25.11.2014

A lejohet t’u jepet mes’h këpucëve?


A lejohet t’u jepet mes’h këpucëve?

Asnjë prej fukahave nuk lejon mes’hin mbi këpucë.

Në pyetjen tuaj ju përmendet që Ebu’l Ala Mewdudi po ashtu lejon që tu jepet mes’h këpucëve. Unë dëshiroj ta sqaroj edhe këtë. Disa fukara lejojnë mes’hin mbi çorape kur janë të trasha por asnjëri nuk lejon mes’hin mbi këpucë. Shejh Jusuf Binori shkruan: “Asnjë prej imamëve nuk ka dhënë leje për t’u dhënë mes’h këpucëve..” (Ma’rifus-Sunen, vëll. 1, fq. 347).

Arsyeja për këtë është që Pejgamberi (s.a.v.s.) i ka fërkuar këpucët e tij vetëm kur ka qenë me abdes. Ai merrte abdes të ri për çdo namaz. Dhe për shkak se ai tashmë ishte me abdes, në vend që të lante këmbët, ai fërkonte këpucët e tij. Dëshmia për këtë është në Sahihun e Ibn Khuzejmes, “Është transmetuar nga Aliu, r.a., që ai kërkoi për një gotë ujë, pastaj ai mori abdes të shkurtër dhe fërkoi këpucët e tij. Ai pastaj tha, kështu merrte Pejgamberi (s.a.v.s.) abdes kur abdesi i tij nuk ishte i prishur.” {Sahih ibn Khuzejme, vëll. 1, fq. 100, Hadith 300}

Nga ky hadith mësojmë që një person i cili nuk ka abdes nuk mund t’i fërkoj (mes’h) këpucët e tij [por duhet t’i laj këmbët]. Pasi u sollën dëshmitë e qarta, nuk ka fleksibilitet në këtë çështje.

Muhamet Taki Usmani

Përktheu: Fatih Ibrahimi    /KBI-Bujanoc.com/

3329 Shikime