19.11.2014
Mes’hi mbi çorape
Mes’hi mbi çorape lejohet me kusht nëse janë të trasha, nuk duket asgjë nën to, nëse ka mundësi të ecet me to një FERSEH e më tepër ( një orë e gjysmë ) pa këpucë, dhe duhet të ndalojnë depërtimin e lagështisë së ujit brenda në këmbë.
Këto kushte nuk i plotësojnë çorapet të cilat prodhohen dhe përdoren në këtë kohë.
Të gjithë Imamët janë të unifikuar se nuk lejohet mes’hi mbi çorapet e holla të tejdukshme.
Argumenti që janë bazuar për këtë është hadithi i El Mugire ibn Shu’be se Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdes dhe i ka dhënë mes’h çorapeve... *Transmeton tirmidhiu,, kurse e kanë kontestuar disa muhadithin.
*El fikhul hanefij fi thewbihil xhedid.
Gjithashtu në librin “ El fikh el vadih “ të autorit Dr. Muhamed Bekr Ismail thotë:
Lejohet mes’hi mbi çorape me kusht që të jenë të trasha, nuk duket nën to asgjë, dhe nuk depërton uji në këmbë nëse i fut në ujë... *El fikul vadih.
Në librin “ El-lubab fi sherh elkitab” fq. 40 thotë: Nuk lejohet mes’hi mbi çorape qofshin të holla apo të trasha sipas Ebu Hanifes, përveç nëse janë të lëkurës..
Kurse ebu Jusufi dhe Muhamedi thonë se: Lejohet mes’hi mbi çorape nëse janë të lëkurës apo janë të trasha, dhe nëse rrinë të shtrënguara vetë pa i shtrënguar me diçka, dhe të cilat nuk e lëshojnë ujin.
Nga të gjitha këto del se: Nëse janë të trasha me kushtet e lartëpërmendura lejohet mes’hi mbi çorape, e nëse janë të holla dhe nuk i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura nuk lejohet.
*El-lubab fi sherhil kitab
Qendra për fetva në Egjipt në fetvanë me numër 719 jep këtë fetva:
“Lejohet te të gjithë dijetarët mes’hi mbi çorapet nëse janë të lëkurës dhe mundet me ecë me to, dhe i ka veshur në pastërti (me abdes).
Bazohet për këtë në hadithin e Elmugire ibnu Shu’be se i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka dhënë mes’h çorapeve ...
Dijetarët kanë bër lidhje mes hadithit që transmetohet për çorapet dhe haditheve për mes’hin e mesteve,, ku i kanë kushtëzuar të njëjtat kushte që i kanë për mestet.
Mirëpo disa dijetar, si disa të Hanbelive, si Kasimi dhe Ahmed Shakir prej të mëvonshmëve, e kanë marrë kuptimin e hapur të tekstit dhe kanë lejuar mes’hin mbi çorape pamvarësisht si janë ato.
Nga kjo që u tha: Ndalohet mes’hi mbi çorape të holla nga shumica absolute e dijetarëve,,, kurse e lejon vetëm një pakicë prej tyre.
Nga kjo pra kuptohet përgjigja e kësaj. Allahu e din më së miri”. *Qendra për fetva Egjipt.
Si përfundim del se: Çorapet e kohës tonë nuk lejojet që ti ipet mes’h,,, e ata që e bëjnë këtë kush do që të jenë, veprojnë në kundërshtim me atë që shumica absolute e dijetarëve të të gjitha kohërave e kanë kuptuar nga argumenetet se është e ndaluar.
Mr. Ragmi Destani /KBI-Bujanoc.com/
3547 Shikime