02.07.2014
Obligimi i agjerimit
O agjërues…..!
O ti që agjeron dhe heq dorë nga dëshirat dhe ëndjet tua, ti që vetëdijshëm I mposhtë nevojat dhe dëshirat e trupit tënd, ti që e kalon ditën I urituar derisa ushqimet e shijshme janë në duart tua, ti që e kalon ditën I etshëm derisa pijet e mira e të lejueshme të shkëlqejnë para syve, më thuaj , për hatër të Zotit , për ç’arsye ai flijim, për ç’arsye ai vetëmohim?
Njeriu me arsye të shëndoshë nuk ndërmerr kurrfarë aksioni derisa nuk e kupton qëllimin e tij dhe nuk e përcakton cakun e tij.Po ashtu edhe besimtari nuk punon asgjë derisa nuk e analizon qëllimin e vet dhe nuk e vërteton korrektësinë dhe arsyeshmërinë e tij. A e ke përcaktur t’i cakun e agjërimit tënd ? Mos vallë agjërimi yt është vetëm traditë dhe shenjë e jashtme e respektit ndaj mendimit publik.
Unë frikësohem që të mos bëhesh rob i çfarëdo traditave, qofshin individuale apo grupore? Allahu xh.sh. të ka dhuruar zemër dhe arsye që të të udhëheqin dhe Ai nuk dëshiron që t’I zëvendësosh këta udhëheqës të vërtetë me traditat e verbra që të bëjnë vegël të tyre.Ai të ka krijuar që vetë të jesh sundues I vetvetes dhe që askënd most a imitosh. A nuk do të agjërosh sepse të tjerët agjërojnë , a thua do të hash e do të pish pse edhe të tjerët hanë e pinë, e të mos e dinë përse agjërojnë dhe përse hanë e pinë.
Mirëpo , nëse pas të menduarit dhe të gjykuarit me vetëdëshirë je përcaktuar për këtë flijim, atëherë të lutem më thuaj se çfarë dëshiron të arrish me agjërimin?
A thua je I mendimit se agjërimi është pushim për organizimin, rast I volitshëm për përtërirjen e qelizave, se është dietë për trupin? Po ndoshta në të nuk gjen ndonjë përfitim ekonomik ose kursim të kohës, mos vallë në të po e sheh rastin që ta provosh fuqinë, durimin dhe gatishmërinë tënde që të kapesh fyt për fyti me vështirësitë.
O agjërues…!
Unë nuk them se agjërimi nuk duhet t’i ketë të gjitha këto funksione, mandej shumë më tepër nga ato që i cekëm pak më parë, por ta tërheq vërejtjen se agjërimi i mirfilltë nuk mund t’i ngërthejë në vete vetëm këto, andaj , po ta tërheq vërejtjen se po qe se i bën vetëm këto, nëse kufizohesh në qëllimin e arsyeve të sipërpërmendura, ti në të vërtetë nuk dëshiron asgjë tjetër pos që të bëhesh sportist i mirë,kursimtar i shkëlqyeshëm./KBI-Bujanoc.com/
3406 Shikime