Sudan, protesta kundër vizitës së Sisit

28.06.2014

Sudan, protesta kundër vizitës së Sisit


Sudan, protesta kundër vizitës së Sisit

Mijëra mbështetës të Vëllazërisë muslimane dhe grupeve të tjera islame kanë demonstruar në Khartum të Sudanit kundër vizitës së Abdel-Fatah al-Sisit, autorit të rrëzimit ushtarak të presidentit egjiptian Muhamed Mursi.

Al-Sisi, ish ish-shefi i ushtrisë i cili u shpall fituesi i zgjedhjeve të manipiuluara presidenciale, arriti në Khartum të premten pasdite për bisedime me presidentin sudanez Omar al-Bashir.

Me të mbërritur atje, protestuesit që ishin mbledhur jashtë një xhamie pranë Universitetit të Khartum brohoritnin parulla kundër Al Sisit, i cili tash e një vit po zhvillon një ofenzivë vdekjeprurëse për kundërshtarët politik, e veçanërisht për Vëllazërinë Myslimane.

Al-Sisi pritet për të biseduar me al-Bashir në një mori çështjesh, por kryetemë do të jetë projekti miliarda dollarësh i digës hidroelektrike, e cila është aktualisht duke u ndërtuar në lumin Nil.

Zyrtarët sudanez kanë sinjalizuar kohët e fundit mbështetjen e tyre për projektin etiopian të digës, e cila ngjallë frikën se Egjipt do të përballet me mungesë uji në të ardhmen./KBI-Bujanoc.com/

938 Shikime