Shpërblimi i gruas shtatzënë në Islam

22.05.2014

Shpërblimi i gruas shtatzënë në Islam


Shpërblimi i gruas shtatzënë në Islam

Kur një grua është shtatzënë me femijë, të gjithë engjujt do të bëjnë Istigfar (kërkim falje) në emër të saj.

Allahu s.w.t për çdo ditë të shtatzënisë do të shkruaj për të 1000 vepra të mira në llogari të saj dhe do të fshij 1000 vepra të saj të këqija.

Kur gruaja fillon të ndjejë dhimbje nga shtrëngimet Allahu s.w.t do të shkruaj në librin e saj të të mirave si dikush që është duke bëre luftë (shpirtërore apo fizike) në rrugën e Tij.

Kur një grua të bëhet me barrë nga burri i saj dhe ai është i kënaqur me të, ajo merr shpërblimin e një personi si të ishte në agjërim për Allahu s.w.t , dhe shpërblimin sikur të bënte natën adhurim për Allahut s.w.t.

Një grua nga koha e shtatzënisë deri në lindje dhe derisa të ia ndan gjirin foshnjës, është si një Muxhahid. Nëse ajo vdesë gjatë kësaj periudhe ajo vdes me vdekjen e një shehidi.

2 rekate namaz që i bënë një grua shtatzëne është më mirë se 80 rekate namaz të kryera nga një grua jo-shtatzëne.

Ajo grua që është shtatzëne merr shpërblimin e një personi si të ishte në agjërim për Allahun s.w.t dhe shpërblimin sikur të bënte natën adhurim për Allahut s.w.t.

Një grua që lind merr shpërblimin e 70 viteve të namazit dhe agjërimit.

Për çdo vend që ndjenë dhimbje Allahu i jep shpërblimin e haxhit të pranuar.

“Nëse gruaja vdes brenda 40 ditëve nga momenti i lindjes, ajo do të vdese si një shehid (Hadith)…”

Një grua që vdes në virgjërinë e saj apo gjatë shtatzënisë së saj apo në kohën e lindjes ose pas kësaj do të arrijë në shkallën e një shehidi. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është transmetuar të ketë thënë:

Kur të fillojnë dhimbjet e saj, banorët e tokës dhe të qiellit nuk janë në dijeni për të mirat dhe rehatia që është pergatitur për të.

Kur ajo i jep gji dhe ushqen fëmijën e saj, atëherë asaj do t’i jepet
një shpërblim për çdo pikë të qumështit.

Nëse asaj i duhet të qëndrojë zgjuar natën për hir të fëmijës, ajo do të marrë shpërblimin e lirimit të shtatëdhjetë skllevërve në rrugën e Allahut te’ala.

A e dini se kush janë këto gra
Ato janë të devotshme, të ngritura, të drejta me një natyrë delikate…

/KBI-Bujanoc.com/

 

 

3388 Shikime