14.05.2014
Vrasja midis besimtarëve, parashenjë e Kiametit
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Para Kiametit do të paraqiten shumë vrasje, por jo vrasje të pa besimtarëve, por vrasje mes pasuesve të mi, kështu që personi do ta takojë vëllanë e vet dhe do ta vras. Nga shumica e njerëzve në atë kohë do të ngrihet mendja, do të pasohen ata që janë mendjelehtë dhe shumica do të mendojnë se janë në të drejtë, ndërsa ata nuk do të jenë në të drejtën!”. (Ibn Maxhe, Ahmed, El-Bezzar, Ebu Ja’la i Ibn ebi Shejbe – sahih)
Sot kjo me të madhe po vërehet në Ummetin e Muhamedit a.s, ku grupe të ndryshme, duke konsideruar se vetëm një grup është i shpëtuar, akuzojnë grupet e tjera muslimane dhe lejojnë derdhjen e gjakut të tyre duke konsideruar vrasjen dhe shkatërrimin e tyre si obligim të shenjtë të tyre!
I Dërguari i Allahut s.a.v.s shumë qartë na lajmëron se do tu ngrihet mendja, çka vërehet tek shumica grupeve ekstreme muslimane sot, të cilët, grupet e tjera i quajnë pa besimtarë, vetëm pse kanë mendim ndryshe në disa çështje të mësimeve islame.!
Burimi: “Smak svijeta evo dolazi” nga Shefik Kurdic. /KBI-Bujanoc.com/
3789 Shikime