Fenomenet shpirtërore që e shkatërrojnë shoqërinë

14.03.2014

Fenomenet shpirtërore që e shkatërrojnë shoqërinë


Fenomenet shpirtërore që e shkatërrojnë shoqërinë

Prof.ass.dr. Musa Vila

Pejgamberi a.s.thotë: “Ruajuni nga dyshimet (supozimet pa fakte dhe pa argumente), se supozimet janë gënjeshtra, mos bartni informatat e njëri- tjetrit, mos spiunoni për njëri-tjetrin, mos i kini zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri- tjetrit, mos e urreni njëritjetrin, bëhuni vëllezër, o robërit e Allahut, ashtu siç ju urdhëron Allahu i Lartësuar. Se muslimani është vëlla i muslimanit (njëri-tjetrin e kanë mbështetje), nuk i bën padrejtësi (mizori), nuk e lë të vetmuar (pa i ndihmuar) dhe nuk e nënçmon. Nga e keqja (mëkati) që i mjafton njeriut, është nënçmimi i vëllait të tij musliman. Çdo musliman i ka të ndaluara: gjakun e muslimanit, pasurinë dhe nderin e tij. Me të vërtetë Allahu nuk shikon trupin as fi zionominë tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja (Pejgamberi tha): “Devotshmëria është këtu, devotshmëria është këtu (duke vënë dorën në zemër)”.(1)

Domethënia e hadithit

Ky hadith përmban rregulla e udhëzime të vlefshme dhe ka për qëllim të ruajë unitetin shoqëror dhe lidhjet vëllazërore e të farefi snisë. Ka për qëllim edhe pastrimin e shpirtrave të njerëzve nga pengesat që çrregullojnë unitetin e një shoqërie e të një kombi, të vëllazëruar e të bashkuar, duke larguar këto veti të këqija dhe duke mbjellë dashuri e vëllazërim. Këtë e vërteton edhe Fjala e Allahut xh.sh: “Kapuni të gjithë për litarin e Zotit dhe mos u përçani, kujtoni të mirat që jua dha Allahu kur ju ishit armiq të njëri-tjetrit, ndërsa (Allahu) jua bashkoi zemrat e ju bëri vëllezër me begatinë e Tij”.

- “Jua tërhoqi vërejtjen për supozimet, se supozimet janë gënjeshtër shumë e madhe”.

Hadithi fi llon me vërejtjen që Pejgamberi a.s. u bëri besimtarëve që të mos mendonin keq (të mos dyshonin), të mos nguteshin me supozime, se nxitimi i tillë do të shpinte në gënjeshtër, ngase nuk ka fakte për një mendim të tillë. P.sh., në raste të përditshme, kur ndonjëri prej nesh sëmuret papritmas, e këtë sëmundje do  t`ia linte barrë ndonjë sihri, magjie, etj.. Ose mosrealizimin e ndonjë plani do ta kuptonte si pengesë që vjen nga kolegu, shoku i punës etj.

Derisa gënjeshtra është e ndaluar rreptësisht, sipas hadithit supozimet pa fakt janë më të rënda sesa gënjeshtra. Ndalimi i supozimit është edhe më i rreptë (kategorik), ngase prapavija që vjen nga të menduarit keq, është më e shëmtuar sesa gënjeshtra.

Gënjeshtra do të zbulohet pas një kohe, kurse të menduarit keq është çështje e brendshme dhe vazhdimisht shkakton përçarje e ndasi. Fjala “Dhann” do të thotë: flas me veten, bisedoj, dyshoj, supozoj, akuzoj të tjerët. Në supozim njeriut i shkon mendja tek ajo që nuk është e vërtetë, ai shpik diçka që nuk ka bazë. Kurani thotë: “Shumica e tyre pasojnë vetëm supozime”. (Junus, 36)

Dyshimet janë gjëra të urryera, sepse me to depërtohet në çështjet e brendshme, në sekretet (nderin) e besimtarëve (avretin e tyre). Ne, si besimtarë, duhet t`i mbulojmë mangësitë e njëri-tjetrit, e jo t`i shpalosim dhe t`i nxjerrim sheshit. Pejgamberi a.s.thotë: «Kush i mbulon ndonjë të metë muslimanit (vëllait të tij), Allahu ia mbulon atij në dynja dhe në Ahiret”. Mbulimi i punëve jo të mira është detyrim për të gjithë besimtarët, se në to fshihet falja e asaj vepre. Ata që i paraqesin haptazi veprat e veta dhe ato të njëri-tjetrit, nuk meritojnë falje. Pejgamberi a.s. thotë: “Krejt Ymeti im meriton falje, përveç muxhahirinve”. Ata janë që bëjnë punë të fshehta dhe nuk I vëren askush, pastaj krenohen me atë vepër, kur gjenden në mesin e shokëve e të njerëzve të vet etj.. P.sh. ai që bën zina ose vjedh dhe lavdërohet për këso punësh të shëmtuara. Kur`ani kategorikisht ndalon supozimin (hamendjen a mendimin e keq) pa fakte. “O ju që keni besuar, hiqni dorë nga supozimet, se disa sosh janë mëkat”. Vetëm h. Omeri kishte të drejtë të supozonte, sepse supozimet e tij ishin të qëlluara, madje edhe të vërteta.

Pejgamberi a.s ka thënë: “Nëse në këtë Ymet është ndokush që mund të supozojë, atëherë ky do të jetë Omeri”.Supozimet e Omerit shpeshherë përputheshin me Fjalën e Zotit. Kjo tregon ngritjen dhe devotshmërinë e Omerit r.a..

- “Ve la tehassesu - Mos e përgjoni njëri-tjetrin”

Me këtë mendohet të ndalen thashethemet për njëri-tjetrin. Fjala “Et-tehasses” do të thotë: përcjell, ndjek, sodit çështjet nga jashtë dhe nëpërmjet shqisave. Fjala: “El-hassatu” shqisë është forca me anë të së cilës kuptohen sekretet e brendshme. Fjala: “havasun” emërton pesë shqisat (El-mesha’irul hamseh). Thuhet: Hasestu ve hasitu ve haseste, d.m.th. “alimtu ve fehimtu” – njoh, kuptoj. Këto fjalë përdoren vetëm kur kemi të bëjmë me shqisat. Kur themi: “Ahsestu” d.m.th. “edrektu” – e kam kuptuar, e kam arritur ta kap me shqisën time, por e afërt me këtë për nga kuptimi është edhe folja “Ahsestu” – arrij, kuptoj. Shpeshherë ndodh që kësaj foljeje t`i fshihet shkronja Sin, për ta lehtësuar shqiptimin. Lidhur me këtë që thamë, Allahu xh.sh. thotë: “Felemma ehasse Isa minhumul kufra – E kur Isai e hetoi mosbesimin e tyre”. (Ali Imran, 52) dhe në një ajet tjetër; “Hel tuhissu minhum min ehadin – A po ndien me shqisëntënde ndonjë prej tyre”. (Merjem, 98). Fjala “El- hasisu vel hassu” do të thotë: lëvizje, zhurmë. Allahu xh.sh. thotë: “La jesme’une hasiseha – Ata nuk e dëgjojnë zhurmën e tij”. (El Enbija, 102).Thuhet se kjo fjalë përdorej kur njeriu gjurmonte sekrete të tjetrit për punë të tij, ndërsa gjurmimi për bisedat e të tjerëve bëhet me anë të shqisave: të dëgjuarit, të parët, etj..

Shprehjet “Et-tehassesu” bartje informacionesh dhe “Texhessusu” – spiunim, përputhen, sepse që të dyja nënkuptojnë mbledhjen e informacioneve – “Fi talebi mea’rifetil Ahbar”. Por dallohen se e para, fjala “përgojim” informacionet i merr me anë të shqisave, kurse e dyta “spiunim” i merr me anë të shqisave dhe me mjete të tjera. Prapavija e supozimit, nëse është të grumbullohen sa më shumë informacione, në thelb del një punë e shëmtuar, prandaj edhe supozimi (hamendja), nëse keqpërdoret, afrohet me spiunimin.

– “Ve la texhessesu – Mos spiunoni për njëri-tjetrin”

Hadithi tregon se të gjitha fjalitë lidhen me njëratjetrën. Të mendohet keq për tjetrin, është gjë e ndaluar (haram) dhe, nëse nuk hiqni dorë prej saj, kjo do të shpinte në përpjekje për të zbuluar informacione të tjera, pastaj edhe në spiunim. Spiuni konsiderohet mynafik. Kurani për mynafikët thotë:

Mynafikët do të dënohen në zjarrin më të rrezikshëm”. (En-Nisa, 145) Mynafiku nuk duhet të varroset me ceremony fetare. Allahu xh.sh. thotë: “Mos e varros atë (mynafikun)” (Et-Tevbe, 84) Sepse mynafiku, në çastin vendimtar, për interes të tij do t`i shiste gjërat më të shtrenjta, do të tradhtonte fenë, atdheun dhe besimtarët.     

/KBI-Bujanoc.com/

1024 Shikime