12.03.2014
Aksion i madh policor në Kumanovë
Gjatë mëngjesit të sotëm në Kumanovë ka filluar aksion i madh policor.
Bëhet fjalë për arrestimin e një grupi më të madh, në të cilin personat e përfshirë kanë dosje të rënda të veprave kriminale, duke filluar që nga tregtia e paligjshme me drogë, persona që kanë dhënë para me kamatë si dhe larje të parave.
Grupi ka funksionuar një kohë të gjatë, kurse pas aksionit “Pluhuri”, këta persona e kanë marrë nën kontrollë edhe terenin që dikur e kontrollonte grupi i Bajrush Sejdiut, ndërsa grupi i ri theksohet se ka përdorur metoda edhe më aggressive ndaj popullatës.
Detaje për aksionin që ka nsiur në mëngjes MPB do të japë gjatë ditës së sotme./KBI-Bujanoc.com/
997 Shikime