Zgjidhet kryetari i ri i KMSH-së

10.03.2014

Zgjidhet kryetari i ri i KMSH-së


Zgjidhet kryetari i ri i KMSH-së

Pas tërheqjes së Selim Muçës nga drejtimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, është zgjedhur sot kreu i ri.

Skënder Brucaj do të marrë detyrën e re pasi arriti të marrë më shumë vota në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues. Nga tre kandidatura, Brucaj mori 88 vota pro nga 99 anëtarë që morën pjesë në votim.

Pasi Muça i dorëzoi në shenjë simbolike kryetarit të ri, çallmën dhe xhyben e tij, Bruçaj me dorë mbi Kuran bëri betimin.

Mosha dhe problemet shëndetësore ishin arsyet e largimit të Muçës nga drejtimi i KMSH-së. Mësohet se kohët e fundit ai vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila e pengon në kryerjen e këtij funksioni. 

Këshilli i Përgjithshëm e shpalli Muçën, kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”

/KBI-Bujanoc.com/

942 Shikime