17.02.2014
Kosova kujton 6-vjetorin e Pavarësisë

Rrugët e Prishtinës, janë veshur me flamujë kombëtar shqiptar, e të shtetit që po feston 6-vjetorin. Nga orët e para qytetarë nga të gjitha viset shqiptare, kanë ardhur në kryeqytetin kosovar, për të festuar ditën e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë që, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, e liderë të vendit kanë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe në varrin e ish preisidentit Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova, u vlerësua lart nga liderët për kontributin e dhënë në shtetndërtimin e Kosovës.
6 vite pas shpalljes shtet i pavarur, Kosova është njohur nga 106 shtete të botës dhe është anëtare e Bankës Botërore, e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Monumenti i Pavarësisë, tashmë me pamje të re, mbetet në fokus të fotografive në këtë ditë të shënuar.
Kryeministri Thaçi: Sfida të tjera na presin
965 Shikime