27.01.2014
Përcaktimi i drejtimit të Kiblës me anë të diellit
Muslimanët nga të gjitha anët e botës më 16 korrik përmes vrojtimit të diellit mund ta përcaktojnë dhe të vendosin për drejtimin e saktë të Kiblës.
Duke iu referuar portalit ‘Al Kanz’, muslimanët në pjesët e ndryshme të botës, çdo vit, përmes vrojtimit të diellit më 28 maj dhe 16 korrik mund ta gjejnë, identifikojnë dhe ta përcaktojë vendndodhjen e saktë dhe drejtimin e kibles në Mekë.
Gjatë namazit të drekës, në dy ditët e lartpërmendur, dielli gjendet në drejtim të Kiblës, ndërsa të gjithë muslimanët me ndihmën e këtij indikatori mund të përcaktojnë drejtimin e saktë të Kiblës. Kjo metodë e përcaktimit të drejtimit të Kiblës quhet “Ora e Kiblës./KBI-Bujanoc.com/
936 Shikime