Xhamia Blu – e vetmja e xhami me gjashtë minare në Stamboll

21.01.2014

Xhamia Blu – e vetmja e xhami me gjashtë minare në Stamboll


Xhamia Blu – e vetmja e xhami me gjashtë minare në Stamboll

Xhamia Sulltan Ahmet e njohur edhe si “xhamia e Blu” është e vendosur në afërsi të Aja Sofisë, përballë hipodromit të lashtë dhe pallatit mbretërorë bizantin.

Xhamia e Blu në Stamboll është ndërtuar në periudhën Osmane, me kupola karakteristike dhe gjashtë minare. Përveç kësaj, ajo renditet mes objekteve fetare me mahnitëse në gjithë botën. Në arkitekturën e saj mbizotëron elementi klasik osman i përzier edhe me pak elemente bizantine.

Brendësia e xhamisë,  e cila i fascinon të gjithë  është veshur me 21 mijë e 43 pllaka qeramike dhe me më shumë tulipan të ndryshëm.  Mes dekorimeve të brendësisë së saj janë edhe ajetet kuranore që janë vepër e Sejjid Kasim Gubari, kaligrafit të njohur të asaj kohe.

Asgjë nga e jashtmja e saj nuk na kujton ngjyrën blu përveç emërtimit si Xhamia Blu. Për këtë epitet meritore janë brendësia e mureve të jashtme. Është unike edhe për shkak të gjashtë minareve, sepse xhamitë e ndërtuara në atë kohë kishin më së shumti nga katër minare.

Në të njëjtën kohë xhamia u bë kontroverse për shkak  të gjashtë minareve, sepse vetëm Mesxhidul Harami në Meke në atë kohë kishte aq minare. Sulltan Ahmeti i I e zgjidhi edhe këtë problem duke dërguar para për ndërtimin e minares së shtatë në xhaminë e madhe rreth Qabesë.

Ndërtimi i kësaj xhamia ka filluar në vitin 1609 kur sulltani osman Ahmeti i I vendosi të ndërtojë një xhami e cila do të jetë më e mirë se Aja Sofia.

xhamia blu 1

E vetmja xhami me gjashtë minare në Stamboll

Edhe pse është e vetmja xhami me gjashtë minare në Stamboll, xhamia Sulltan Ahmet  nuk është e vetmja xhami me gjashtë minare në Turqi. Ekzistojnë edhe dy xhami me gjashtë minare në Turqi. Njëra është Xhamia e Hazreti Mikdadit në Mersin, në jug të Turqisë ndërsa e dyta është xhamia Sabanci Merkez në Adana, gjithashtu në jug të Turqisë.

Xhamia Blu është aq e madhe sa mund të zë mijëra besimtarë. “Në çdo moment në xhaminë Blu mund të falen rreth 20 mijë njerëz,” tregon Ishak Kizilaslan, imami i xhamisë Blu, për agjencinë Anadoglu.

Xhamia Blu përveç ceremonive fetare është edhe një vend i njohur turistik. “Rreth njëzet mijë turist në ditë e vizitojnë këtë xhami. Ato befasohen kur vijnë këtu për shkak se kanë mundësi të bisedojnë direkt edhe  me imamin e kësaj xhamie,” tha  Kizilaslan.

Mes shumë shtetarëve botërorë që kanë vizituar xhaminë Blu janë edhe papa Benedikti XVI dhe kryetari amerikan Barack Obama.

Kur papa hyri në xhami, qëndroi për një moment, i mbylli sytë dhe kënaqej në paqe dhe qetësi. Vizita e tij historike ndodhi në vitin 2006.

Pas vizitës në xhaminë Blu papa deklaroi se Turqia “do të jetë ura lidhëse e miqësisë mes Perëndimit dhe Lindjes”, dhe në fund falënderoi popullin turk për pritjen e ngrohtë që ia  bënë.

xhamia blu 2

(Breziiri) /KBI-Bujanoc.com/

8628 Shikime