17.01.2024
VLERA E MUAJIT REXHEB
www.kbi-bujanoc.cok
VLERA E MUAJIT REXHEB
Muaji Rexhep llogaritet nga muajt e shenjtë, që është nevojë e muslimanit ta ketë në llogari aktivitetin e tij.
Në këtë muaj, pastaj në muajin vijues Sha’ban dhe pastaj Ramazani, vlera e adhurimeve dhe punëve të mira është më e madhe, por nuk duhet harruar se edhe llogaria për punët e këqija është më e madhe.
Muaji Rexheb dhe Sha’ban llogariten edhe si muaj përgatitorë për muajin e shenjtë të Ramazanit, sa që muslimani fillon ta adapton veten me shtimin e veprave të mira dhe largim nga veprat e këqija, që kur të vie Ramazani, muslimani është i përgatitur më herët dhe mundet ta shfrytëzon maksimumin e tij.
Muhamedi a.s. në një hadith thotë: “ O Allah, Na beko në Rexheb dhe Sha’ban, dhe na mundëso ta presim ramazanin “.
Këta tre muaj njihen edhe me netë të rëndësishme (sipas shumicës së dijetarëve) që ndodhen dy në muajin Rexheb si nata e Regaibit dhe Israja e Miraxhi, pastaj në muajin Sha’ban si nata e 15 e tij e njohur si nata e Beratit dhe në Ramazan nata e Kadrit.
Për vlerën dhe rëndësinë e veprave të mira vullnetare në këtë muaj, dijetarët musliman kanë dhënë vlerësime të ndryshmë.
Në netët vijuese të muajit rexheb, preferohet të shtohet adhurimi vullnetar, namazi nafile i natës, sadaka të ndryshme, lutje të shumta, pendimi , agjërimi vullnetar, leximi i Kur’anit etj.
Preferohet që familja të ulen dhe të diskutojnë për rëndësine e këtyre netëve dhe për çështje të tjera të fesë.
Agjërimi në këto dy muaj para ramazanit, është i lavdëruar dhe ka mënyrë se si duhet të bëhet.
Ai është mirë të bëhet sipas mundësisë pa e ngarkuar veten.
Nuk preferohet të agjërohen këta muaj të plotë, përveç nëse dikush e ka bërë shprehi çdo vit dhe nuk e dëmton shëndetin e tij.
Muhamedi a.s. nuk i ka agjëruar asnjëherë të plotë.
Transmetohet nga tabiini Ebi Kalabe i cili ka thënë: Në xhenet ka një pallat që është i dedikuar për agjëruesit e muajit Rexheb. Kjo komentohet se ai duhet ta kishte ndëgjuar këtë nga Muhamedi a.s..
Agjërimi më i preferuar është, të agjërohet çdo ditë e hënë dhe e enjte, dhe tri ditët e bardha ( 13, 14 dhe 15 ) të mjedisit të muajit Rexheb dhe Shaban.
Muaji Sha’ban tregohet se ishte muaji që Muhamedi a.s. e kishte agjëruar më së shumti pas Ramazanit.
Mr. Ragmi Destani
287 Shikime