V R A S J A ( Krimi më i madh në këtë botë dhe mëkati më i madh para Zotit )

05.12.2023

V R A S J A ( Krimi më i madh në këtë botë dhe mëkati më i madh para Zotit )


V R A S J A ( Krimi më i madh në këtë botë dhe mëkati më i madh para Zotit )

www.kbi-bujanoc.com

V R A S J A
( Krimi më i madh në këtë botë dhe mëkati më i madh para Zotit )  

Zoti nuk ka lejuar asnjë arsyetim që e justifikon vrasjen.
Shpirtin e ka krijuar Zoti dhe kurrë asnjëherë askush nuk ka të drejtë ta e merr atë përveç Zotit kur atij i vjen vdekja.
Muhamedi s.a.v.s. thotë në një hadith: “ Vrasja e një muslimani, është më e rëndë te Zoti se shkatërrimi i kësaj bote “.

Vrasja në ligjet penale merr dënimim më të madh që ekziston, deri me burgim të përjetshëm, kurse sipas ligjit islam, vrasësi dënohet me vdekje, pra te Zoti vrasësi e mer dënimin më të madh që ekziston.
Po ta din vrasësi se çfarë e pret atë, ai kurrë asnjëherë as mendja nuk do ti shkonte që të kryej vrasje.
Në dënimin e vrasjes, te Zoti dënimin e marrin të gjithë ata që janë pjesmarrës në vrasje; vrasësi direkt, planifikuesi, ndihmësi qoftë edhe me një fjalë etj.

Vrasësi, kurrë gjatë jetës së tij, nuk mund të jetë i rehatshëm, sepse gjithmonë e vret atë mëkati i vrasjes. Pastaj do të pëson shumë edhe familja e tij dhe pasardhësit e tij.
Kurse tek Allahu pas vdekjes, ai do të jetë përgjithmonë në dënimin më të ashpër.
Allahu në Kuran thotë për këtë: “ Dhe ai i cili vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është: Xhehenemi, i përhershëm në të, Allahu është i hidhëruar ndaj tij, do ta mallkojë atë, dhe atij i ka përgatitur dënim të madh “

Këtu kemi pesë lloje të dënimit ndër më të ashpërat për vrasësin me qëllim.
Ai do të jetë i poshtëruar para të gjitha krijesave në ditën e gjykimt.
Pra, për asnjë çmim nuk duhet të vrasë askush, sepse pasojat janë ndër më të mëdhatë edhe në këtë botë, por edhe pas vdekjes, sepse do të jetë në xhehenemin më të ashpër përgjithmonë.

Sa i përket të vrarit, ai apo ajo, shkon në gradën e dëshmorit, sepse me vrasjen e padrejtë, atij apo asaj, i falen mëkatet dhe shkon te Zoti, i pastërt në gradën e dëshmorit.
Sipas dijetarëve, mëkatet e të vrarit i shkojnë vrasësit.
Gjithashtu edhe familja e të vrarit shpërblehen për këtë sprovë dhe për durimin e tyre.

Për sa i përket hakmarrjes, familja e të vrarit, kanë të drejtë të hakmerren vetëm në dorasin, pra vetëm në vrasësin, dhe assesi në asnjë antar tjetër të familjes së tij, nëse ata nuk kanë asnjë dorë në atë vrasje.
Sipas fesë islame, për këtë kompetent i vetëm janë organet e shtetit.

Dënimi i vrasjes bëhet edhe shumë më i madh kur ndodh te njerëzit brenda familjes, si për shembull vrasja e prindërve, e fëmijëve, e vëllaut apo motrës, e bashkëshortit apo bashkëshortes,  e familjarëve etj.
Zoti na ruajt nga ky krim dhe mëkat shumë i madh ..

Ragmi Destani

312 Shikime