23.11.2023
TË PRAKTIKOSH NORMAT E FESË ISLAME ËSHTË SUKSES I MADH,, DHE PËRPARIM NË TË GJITHA FUSHAT E JETËS ..
www.kbi-bujanoc.com
TË PRAKTIKOSH NORMAT E FESË ISLAME ËSHTË SUKSES I MADH,,
DHE PËRPARIM NË TË GJITHA FUSHAT E JETËS ..
Derisa shumë njerëz kanë bindjen dhe thonë se: Të praktikosh fenë është kthim prapa për një mijë vite, dhe kjo nuk i përgjigjet jetës tonë..
U themi: Çfarë kthimi mbrapa është ??
- A na kthen në kohën e Pejgamberit a.s. dhe sahabëve, apo në kohën e hazreti Omerit kur Ai i sundonte Romakët dhe Persianët!!
- Apo është kthim në kohën e Dinastisë Emevite me seli në Damask, kur ushtrita e tyre ishte në zemër të Spanjës.
- Apo është kthim në kohën e Dinastisë Abasite, kur i tërë perëndimi i nënshtrohej atyre!!
- Apo është kthim në kohën e Inbi Sinës (Medicinës), Algjebrit, Ibni rushdit (Averrosit), Gazaliut e shumë të tjerë, kur e tërë Evropa e merrte diturinë prej Tyre!!
- Apo është kthim në kohën e Kutuzit (udhëheqës i Egjiptit), që e çliroi tërë botën nga luftërat dhe zullumet e Mongolëve!!
- Apo është kthim në kohën e Salahudin Ejubit, që e çliroi xhaminë e Kudsit!!
- Apo është kthim në kohën e sundimit Osman, kur ata e sundonin botën prej Hungarisë e deri në fund të Afrikës!!
- Apo është kthim në shumë etj. etj. etj.
Të gjithë këta, këto suksese i arritën duke praktikuar fenë me përpikëri, qoftë më raport mes tyre dhe Zotit, apo në raport mes tyre dhe jetës në tërësi.
// Nëse praktika e fesë na kthen në këso periudha,, atëherë me shumë dëshirë të madhe do ta duam këtë kthim,,
sepse do të kemi suksese dhe do të jetojmë shumë më mirë,,
dhe së paku të na kthen nderin dhe krenarinë tonë islame...//
Përshtati nga arb.
Ragmi Destani
275 Shikime