01.11.2023
Muslimanët u bënë të parëndësishëm pasi ia kthyen shpinën Islamit
 
       
          www.kbi-bujanoc.com
Shkruan: Edhem Sherkavi
Imam Ahmed ibn Hanbeli ka regjistruar një transmetim në të cilin thuhet: „Kur muslimanët e pushtuan Qipron, sahabiu Ebu Derda (r.a.), ishte në ushtrinë muslimane e cila e pushtoi këtë ishull. Derisa muslimanët ishin të preokupuar me festimin e fitores dhe me plaçkën e madhe të luftës, Ebu Derda (r.a.), u ul vetëm dhe qau. Duke e parë në atë gjendje, i afrohet Xhubejr ibn Nufejri dhe i thotë: “Çfarë të shtyri të qash në ditën kur Allahu e lartësoi Islamin dhe pasuesit e tij?”
Ebu Derda (r.a.), i tha: “Mjerë ti, o Xhubejr! Më të përbuzurit tek Allahu janë njerëzit të cilët i shpërfillin urdhrat e Tij. Ata që ishin popull fitimtar, që kishin pushtet, por që pastaj i neglizhuan urdhrat e Allahut dhe u bënë këta që po i shohësh.”
Arabët në epokën paraislamike ishin fise në grindje; mes tyre bëheshin luftëra për kullota dhe ujë; disa prej tyre i ndiqnin bizantinët e disa i ndiqnin persët; zhvillonin luftëra të gjata mes tyre, madje edhe për shkak të deveve me të cilat organizonin gara.
Pastaj Allahu i Plotfuqishëm, nga mirësia dhe mëshira e Tij e pamasë, u dërgoi atyre pejgamberin më të mirë dhe më të zgjedhur, Muhamedin (savs), i cili ia ndryshoi faqen e tokës përgjithmonë.
Ai i shndërroi arabët nga barinj në udhëheqës të popujve dhe ndërtues të qytetërimit; nga fise të hasmuara, të ndara dhe ndërluftuese në forcë kolosale dhe të bashkuar kundër armiqve të tyre. Ata për disa vite i shkatërruan perandoritë të cilat i ndoqën dhe të cilave iu nënshtruan.
I Dërguari i Allahut (savs), nuk i ndryshoi mjetet e prodhimit siç pretendon komunizmi se pa to nuk ka ndryshim në shoqëri. Ai as nuk e çliroi ekonominë dhe nuk themeloi kompani gjigante ndërkombëtare, siç pretendon kapitalizmi se pa to nuk ka ndryshim në shoqëri. Ai i shkatërroi idetë e xhahilijetit dhe paganizmit dhe në vend të tyre rrënjosi dhe ndërtoi besimin e fortë në një Zot, Allahun e Plorfuqishëm.
Ai nuk prodhoi dhe zhvilloi makineri dhe vegla bujqësore, as nuk themeloi bursa. Në vend të kësaj, ai hyri në zemrat e arabëve duke i ndriçuar ata me fjalën e monoteizmit, dhe në mendjet e tyre duke ua treguar realitetin e tyre dhe realitetin e botës.
Ai i ngarkoi ata me amanetin e da’ves dhe thirrjes në fenë e Allahut, derisa Rub’ijj bin Amir hyri në kështjellën e Kisrasë dhe tha: “Ne jemi populli që Allahu e ka dërguar për t’i udhëhequr njerëzit nga robëria ndaj njerëzve për në robëri ndaj Zotit të njerëzve.”
Ne nuk e kemi përjetuar suksesin veçse me këtë fe të lartë, as nuk do të përjetojmë një lulëzim dhe rilindje të re pa Islamin. Qytetërimi i Endelusit, i cili ishte feneri i botës, nuk u ngrit veçse nën petkun e kësaj feje, as ne nuk u bëmë të parëndësishëm në raport me popujt e tjerë, përveçse kur e shpërfillëm fenë e Allahut dhe i shpërfillëm urdhërat e Tij.
Po, në mesin tonë ka njerëz të mirë dhe të devotshëm, kjo është e vërtetë, por në fund të fundit ne duhet ta dimë se ne jemi ummet dhe jo individë, dhe se nuk do të kthehemi në rrugën tonë derisa i gjithë umeti të jetë i mirë sikurse një person i mirë.
Përkthim: Miftar Ajdini
369 Shikime
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar
 Pengimi i shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga hoxhallarët e vjetër - kontribut kombëtar  Ora e organeve të njeriut kur thërret
 Ora e organeve të njeriut kur thërret Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë
 Në Stamboll nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë Nevoja e të rinjve për model
 Nevoja e të rinjve për model Le të jemi të kënaqur me atë që kemi!
 Le të jemi të kënaqur me atë që kemi! KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë
 KBI Bujanoc ofron ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Kosovë Begatitë e dimrit në Islam
 Begatitë e dimrit në Islam Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës
 Falja e namazeve të kaluara gjatë orarit të punës